• |
ide | kryesore

Brdaric cinik me Dajën e gati për Skënderbeun: “Gjithsecili bën mirë të shohë ekipin e tij

-Instant, Sport



Nuk është moment i lumtur për Vllazninë e nuk është as për teknikun Thomas Brdaric, që vazhdon të jetë në qendër të kritikave. Në pamje të parë pika e marrë në transfertë me Partizanin, duket si një hap pozitiv. Kushdo në fakt mund ta konsiderojë të tillë, por mënyra si erdhi barazimi dhe seria e rezultateve pa fitore që tani ka shkuar në tre radhazi, ka bërë që mbi gjermanin të vërshojnë kontestimet, aq sa për ta bërë që në kampin kuqeblu të jenë të paqartë në lidhje me atë që po ndodh brenda skuadrës. Ajo për të cilën tekniku gjerman është i sigurtë është se gjërat nuk kanë shkuar si i ka parë Ilir Daja, që e ka cilësuar inekzistente skuadrën shkodranë. E Brdaric që nuk kursen ironinë: “Gjithësecili bën mirë të shihë ekipin e vet. Po kujtoj që Vllaznia pas asaj ndeshje ka 5 pikë e Partizani 2. E sikur arbitri të mos kishte gabuar në rastin e golit të tyre do të kishim fituar ndeshjen”.

Shkodranët luajnë mirë në fakt, e bënë këtë edhe në pjesën e parë në Elbasan Arena kundër të kuqve, por pikërisht në avantazh të golit të shpejtë të Da Silvës, në pjesën e dytë kuqeblutë u shtypën në gjysëmfushën e tyre e u barazuan në fund të ndeshjes nga Rrapaj. U ndihmuan, në këtë situatë edhe nga zëvendësimet e bëra nga Brdaric që largoi fillimisht Latifin në minutën e 69 për Đurđević, e 7 minuta nga fundi edhe boshnjakun Heric e kroatin Aralica, të tre që po mbanin peshën e ekipit.

Kështu për barazimin e minutës së 88 fatura shkon për Brdaric, që u sulmua për barazimin e javës së dytë me Teutën që luante me 10 lojtarë, edhe atëherë në fund e si pasojë e zëvendësimeve të gjermanit, në tentativë të mbronte rezultatin e natyrisht edhe për humbjen në raundin e parë të Kupës nga Labëria, seri që i ka hequr gojën shkodranëve: “Jemi një grup në zhvillim dhe do kemi ulje-ngritjet tona. Synojmë që të bëhemi një ekip me vetbesim dhe të rrisim nivelin e lojës, që të bëhemi më të mirë”, përfundoi tekniku i Vllaznisë në vigjilje të transfertës në Korcë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *