• |
ide | kryesore

“E kishim porositur portierin, por ajo ndodhi”: Magani mbron Pujën pas gafës që i rrezikoi fitoren

-Instant, Sport



“Futbolli kështu e ka, është një sport situatash, në përgjithësi ne e dominuam lojën, edhe pse bëmë një gabim, që nga portierët po bëhen të shpeshta. E kishim porositur portierin, por ajo ndodhi. Në futboll bëhen edhe gabime”. Gugash Magani nuk e fsheh tronditjen që pësoi kur pa të barazohej provizorisht pas gafës së Pujës, përpara se Pedro Augusto të shënonte në shtesë golin e fitores. Tekniku i Egnatias ka mbrojtur numrin 1 të tij, ndërsa ka bërë elozhe për grupin-skuadër: “Ne gjithmonë flasim me lojtarët që mos gëzohen dhe dorëzohen pa mbaruar ndeshja. Skuadra në përgjithësi sot pati balanca dhe ekuilibra, flas për mbrojtjen, edhe pse gabuam, kur s’duhet të kishim gabuar. Kemi shumë punë për të bërë. Jemi skuadër pa shumë histori, por kemi organikë të pastër, me lojtarë që bëjnë diferencën”.

Në fund edhe një koment mbi Telushin, vlonjatin që e la skuadrën me 10 lojtarë kur rezultati ishte 1-1, duke barazuar edhe numrat në fushën e lojës. Telushi është një lojtar agresiv, që shtyhet deri në limite të fair play, por Magani i del në krah: “Kartoni i Telushit ishte një dyluftim, mori karton të verdhë të merituar, nuk do të thotë që na ka tradhtuar. Është një nga pikat më të forta të ekipit. Ne do të tregojmë me punë, duke qenë kokulur që jemi ekip që do t’i hapim punë të gjithave. Do futemi njësoj në fushë edhe me skuadrat e tjera. Do të përballemi si të barabartë për të marrë maksimumin dhe për të fituar”, përfundoi Magani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *