• |
ide | kryesore

“Hyra mes Zguros dhe Adilit për t’i qetësuar por u ofendova”: Memelli tregoi momentet e sherrit mes tij e mbrojtësit

-Instant, Sport



“Hyra mes Zguros dhe Adilit për t’i qetësuar dhe për të shuar debatin. Mora një ofendim nga lojtari i Vllaznisë. Janë nerva loje, ai është profesionist edhe unë. U futëm në tunel, gjyqtari na ndëshkoi me karton të të verdhë, për Adilin ishte i dyti”. Ky është shpjegimi i shpejtë i Migen Memellit në lidhje me incidentin në të cilin tekniku së bashku me Zguron e Adilin u dnëshkuan me të verdhë, por që për lojtarin e Vllaznisë ishte e dyta. “E thirra pas ndeshjes, është i mërzitur, gjithsesi jeta vazhdon dhe i uroj gjithë të mirat. Me Brdariçin fola për atë që ndodhi dhe e sqarova këtë”.

Tekniku korcar ka treguar edhe si u mundua të qetësonte futbollistin e Vllaznisë: “I thashë: Mevlan futu brenda se atë e mbaj unë. Unë kam eksperiencë me atë djalin. Do ruaj timin në fillim, pastaj atë të Vllaznisë – sqaroi Memelli që më pas shtoi – Për të qenë më korrekt, edhe me publikun edhe me ju në studio. Po e kërkoj unë ndjesën i pari. Pjekuria vjen me kohën. Kërkoja të largoja Zguron sa më parë, sepse kam eksperiencë të hidhur me të”, u shpreh Memelli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *