• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për sot: Kthjellime dhe ulje e temperaturave

-Instant, Lajme, Të fundit

Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore nga veri-verilindja e kontinentit do të diktojë mot të kthjellët dhe të freskët në vendin tonë. Here pas here do të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin, por me te theksuara vranësirat paraqiten në zonat malore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.


Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të pësojnë rritje të lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor – Verilindor duke sjell në brigjet e detit Adriatik dhe Jon dallgëzim të ulët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu