• |
ide | kryesore

Video/ Rekord penalltish në favor e sërish Partizani ka “alergji” nga goli

-Instant, Sport, Video



Me statistika të lexuara ende nuk është e qartë se si një ndeshje si ajo me Dinamon në derbi mund të mos jetë fituar nga Partizani. E megjithatë në fund, tabela ka treguar një 1-1 që nuk bind fare për të besuarit e Dajës. 7 mundësi të pastra shënimi kundër dy të bluve pa llogaritur golat e secilës skuadër, një zotërim topi 62% me 38% në favor të fanellave të kuqe e një statistikë që i bashkohet atyre të tre javëve të para, për të treguar shterpësinë e sulmuesve të Partizanit me golin.

Numrat e Partizanit flasin qartë dhe janë të shëmtuar. Ndoshta asnjë skuadër nuk ka krijuar aq raste sa kryeqytetasit në katër ndeshje, por është e sigurtë se askush nuk ka marrë tre penallti në katër javë dhe në aktivin e golave ka të shënuar numrin 3. Vetëm një gol me aksion dhe është ai i shënuar nga Rrapaj me Skënderbeun, ndërsa dy tjerët kanë ardhur nga pika e bardhë e penalltisë, në të cilën Junior një e ka gabuar.

Në këtë pikë bëhet e vështirë të fitohen ndeshjet. Kur Cara humb mundësi ideale i vetëm me portierin Harizaj, apo dhe me portën bosh, kur Junior e Cardoso nuk bëjnë keq as me kokë e as me këmbë e ku për të shënuar duhet pritur një penallti (edhe ajo jo shumë e sigurtë) gjërat nuk mund të kenë vecse një rezultat: vendi i gjashtë në renditje me 3 pikë dhe i rrezikuar të kalohet nga katër skuadrat e tjera në kompletimin e javës së katërt të Superiores.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *