• |
ide | kryesore

Tronditet Tirana, i riu shqiptar godet me thikë vajzën nga Gana, më pas hidhet nga kati i tetë. Të dy ndërrojnë jetë (Emrat)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Një i ri 26-vjeçar Klinton Pira me origjinë nga Dibra, ka goditur me thikë 31-vjecaren Jawsackie Jaboah me origjinë nga Gana, por me nënshtetësi franceze. Vajza ka dalë nga banesa ka zbritur poshtë ka kërkuar ndihmë. Ndërsa i riu dyshohet se është hedhur nga kati i 8 dhe ka ndërruar jetë në vend. Vajza ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Pjetër Budi, pranë Gjykatës së Tiranës, te ish-Ekspozita. Më poshtë njoftimi paraprak i policisë.

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



2 Comments

  1. eshte konstruksioni psikologjik i shqiptareve apo rrezhana socialekonomike. Nuk na vjen aspak mire kur degjojme për vendin tone ngjarje qe emetojne negativitet. Shqiptare femra eshte e shenjte ., nuk preket me dore . Gjithshka duhet te zgjidhet me force llogjike dhe juridike. Duajeni jeten , duajeni femren kete qenie hyjnore kaq te bukur produktive te nevojshme dhe te bute

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *