• |
ide | kryesore

Video/ Berardi nuk mjafton për të ndalur Inter: Dzeko e Lautaro firmosin përmbysjen

-Instant, Sport, Video



Interi vuajti por gjeti në fund fitoren në javën e shtatë të Serie A. Zikaltrit mposhtën Sassuolo 2-1, duke rikuperuar penalltinë e Berardit në pjesën e parë: ishte vendimtar një Edin Dzeko i jashtëzakonshëm, i cili shënoi një minutë pas hyrjes së tij në fushë dhe fitoi penalltinë e konvertuar në gol nga Lautaro Martinez. Të besuarit e Inzaghit, vendimtar me zëvendësimet, do të kalojnë një natë në vendin e dytë, vetëm një pikë nga Napoli kryesues.

Ishte një Inter i përsosur dhe i paepur ai që fitoi me përmbysje larg Meazzas për herë të tretë në 4 ndeshje në transfertë. Ashtu si Verona dhe Fiorentina, edhe Sassuolo shkon 1-0 në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë, por nuk mundi t’i rezistojë reagimit të kampionëve italianë, të tërhequr nga Dzeko, hyrja e të cilit përmbysi ndeshjen. Pas penalltisë së Berardit, Pairetto fali Handanovic në fundin e 45 minutave të para.

Pastaj, vendimtar ishte Edin që shënoi golin e barazimit 1-1 dhe fitoi penalltinë që Lautaro nuk e gaboi për ti dhënë zikaltërve tre pikë të vuajtura, por shumë të cmuara. Inter tani për një mbrëmje është në vendin e dytë, -1 nga kryesuesit e Napolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *