• |
ide | kryesore

Video/ Locatelli vendos derbin me Torinon: Juventus merr fitoren e tretë radhazi

-Instant, Sport, Video



Në Torino u luaj një derbi i bukur, emocionues, i balancuar deri në minutën e nëntëdhjetë, i diskutuar hapur dhe në mënyrë të barabartë nga Torino dhe Juventus. Skuadra e Allegrit e fitoi falë një goditje si në bilardo në fund, nga një kampion Europe si Manuel Locatelli. Gjysma e parë e ndeshjes foli për Torinon, pas pushimit gjithcka ishte nën dominimin e Juventus. Në fund, diferencën e bëri aftësia e bardhezinjve për të gjetur lëvizjen fituese, gjë që i mungoi ekipit të Juric në pjesën e parë të ndeshjes. Juventus kështu kalon provimin e derbit dhe vazhdon rikuperimin në renditje, për granatat është humbja e parë pas katër rezultateve pozitive radhazi: Torino megjithatë doli me kokën lart, nën duartrokitjet e publikut të tyre.

Rikthimi i Juves vazhdon. Pas goditjes në Ligën e Kampionëve, Allegri shënon fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe merr derbin në shtëpi. Një goditje e dyfishtë për bardhezinjtë, të cilët tani duket se kanë ide më të qarta. Në fushë dhe gjithashtu në pankinë. Pavarësisht nga një paraqitje e mirë e granatave në gjysmën e dytë të pjesës së parë, derbi i Torinos u shënua përsëri nga një lëvizje taktike e Allegrit, i aftë të ndryshojë në ndeshje e sipër për t’i dhënë më shumë mprehtësi manovrës dhe për të përfituar nga pikat e dobëta të kundërshtarëve. Vendosi gjithçka një goditje precize e Locatellit, por fitorja kundër Torinos lindi nga qëndrueshmëria e rigjetur difensive. Një detaj shumë i rëndësishëm për këtë Juventus, që pas një fillimi makth ka mësuar të vuajë dhe të fitojë si ekip.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *