• |
ide | kryesore

Aksident me një të plagosur në Fushë-Krujë, “Benzi” përplaset me motorin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orën 09:25, tek Unaza Re në Fushë-Krujë.

Raportohet se një makinë tip “Benz” me drejtues B.K, është përplasur me një motor me drejtues shtetasin F.C.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi F.C, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *