• |
ide | kryesore

Dogji ish-gruan me acid, emigranti shqiptar dënohet 20 vjet burg në Francë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptar emigrant është dënuar nga gjykata franceze, për djegien me acid të ish-bashkëshortes së tij. Nexhmedin Dardha është dënuar 20 vjet burg nga gjykata në qytetin Assize dhe dëbim në Shqipëri në përfundim të dënimit.

Në vitin 2006, Dardha në prezencë të dy vajzave, lëshoi një sasi acidi në fytyrën e ish-bashkëshortes duke i shkaktuar djegie të shkallës së dytë në fytyrë dhe trup. Prokurori francez ka thënë se ai pasi ishte ndarë, kishte shfaqur doza të larta të xhelozisë.

Dardha në këtë krim bashkëpunoi edhe me dy shqiptarë të tjerë të arrestuar e dënuar tashmë. Njëri prej tyre u dënua me 10 vjet burg, ndërsa tjetri 5 vjet, në një kohë kur Dardha për t’i shpëtuar ndëshkimit ishte kthyer në Shqipëri. Arratia do të merrte fund në vitin 2019, kur ai udhëtoi drejt Italisë, nga ku u zbulua se ishte në kërkim nga Interpoli dhe më pas u ekstradua drejt Francës.

Gjatë procesit gjyqësor në Francë, Nexhmedin Dardha pretendonte pafajësinë dhe i tha gjykatës se ishte i pafajshëm për akuzën e ngritur. Një dëshmitar ka thënë se Dardha donte ta shpërfytyronte ish-gruan, me qëllim që asnjë burrë të mos i afrohej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *