• |
ide | kryesore

FOTO/ Dënohet në Francë shqiptari që dogji me acid gruan e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nexhmedin Dardha, një shqiptar që hetonte në Francë është dënuar me 20 vite burg nga gjykata në qytetin e Assize dhe dëbim në Shqipëri në përfundim të dënimit.

Ai u akuzua se dogji me acid ish-bashkëshorten e tij në vitin 2006. Mediat franceze shkruajnë se ngjarja e rëndë ndodhi në sy të 2 vajzave të çiftit, ku Nexhmedini i hodhi një sasi acidi në fytyrë duke i shkaktuar djegie të shkallës së dytë në fytyrë dhe trup.

Prokurori francez u shpreh se Dardha shfaqi xhelozi pas ndarjes me bashkëshorten. Pas këtij krimi, Dardha arriti të arratisej me ndihmën e 2 shqiptarëve të tjerë.

Njëri prej tyre u dënua me 10 vite burg ndërsa tjetri me 5 vite. Vetë Nexhmedin Dardha ishte arratisur drejt Shqipërisë. Arratia morri fund në vitin 2019 kur ai udhëtoi drejt Italisë ku u zbulua se ishte në kërkim nga Interpoli dhe më pas u ekstradua drejt Francës. Një prej bashkëpunëtorëve të Nexhmedinit u shpreh se ai donte ta shpërfytyronte ish-gruan, në mënyrë që asnjë burrë mos t’i afrohej.

Assises de la Savoie. Agression au vitriol à Chambéry : revivez les 3 jours  de procès Justice. Meurtre ou non ? La question au cœur des débats aux Assises de  Haute-Savoie

Assises de la Savoie. Agression au vitriol à Chambéry : revivez les 3 jours  de procès



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *