• |
ide | kryesore

Gordon Ramsey zbulon se për kë person ka gatuar ushqimin më të mirë

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi, kuzhinieri Gordon Ramsey së bashku me disa ekspertë të tjerë të ushqimit, Gino D’Acampo dhe Fred Sirieix,kanë nisur një emision të quajtur “Gordon, Gino and Fred Go Greek!”.

Në këtë program ata udhëtojnë nëpër shtetin e bukur të Greqisë duke eksploruar dhe gjykuar kulinarinë greke.
Gjatë një bisede të kryer mes tyre, Gordon ka zbuluar se ushqimin më të mirë që ka gatuar ndonjëherë e ka bërë për familjen mbretërore, madje princeshë Dianën. Ramsey ka gatuar për Dianën rreth viteve ’90 në restorantin “Aubergine” në Chelsea. Ai ka gatuar për të një ushqim me qepë të njoma dhe peshk. Kuzhinieri e ka përshkruar princeshën si njeriun më të drejtë në familjen mbretërore dhe bukurinë e saj e krahasoi me atë të ishujve grek të Santorinit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *