• |
ide | kryesore

Klopp kundër atyre që hezitojnë: “Duhet të vaksinohesh për të njëjtën arsye pse nuk drejton makinën i dehur”

-Instant, Sport



Sipas Jurgen Klopp, trajner i Liverpool, duhet të vaksinohesh kundër koronavirusit për të njëjtën arsye pse nuk drejtoni makinën kur je i dehur: për të mbrojtur veten dhe veçanërisht të tjerët. Duke iu përgjigjur atyre që i kërkuan një mendim për faktin se, në Premier League, vetëm shtatë ekipe nga 20 kishin më shumë se 50% të lojtarëve të vaksinuar, Klopp u përgjigj se në Liverpool nuk është kështu “sepse unë mund të them se këtu kemi 99% të vaksinuar”. “Nuk më duhej të flisja me lojtarët e mi për t’i bindur ata – shtoi trajneri i Reds – ishte më shumë një vendim i natyrshëm që doli nga grupi. Nuk mbaj mend të kem folur me asnjë nga lojtarët e mi, sepse nuk jam mjek”.

Pastaj Klopp, për të shpjeguar bindjen e tij se duhet vaksinimi, bëri një metaforë. “Është dicka e ngjashme si të ngasësh makinën në gjendje të dehur – tha ai -: me siguri të gjithë kemi kaluar një situatë ku, pasi kemi pirë disa birra, i thamë vetes ‘ende mund të ngas’, por ligji nuk e lejon. Ligji nuk është bërë për të më mbrojtur mua që do të doja të ngisja pasi të kisha pirë dy birra, por për të mbrojtur të tjerët nga fakti që jam i dehur dhe gjithsesi dua të ngas makinën. Me vaksinimet është e njëjta gjë: specialistët na kanë thënë se është zgjidhja për të dalë nga ky moment dhe nuk jam vaksinuar vetëm për të mbrojtur veten, por mbi të gjitha të tjerët, të gjithë njerëzit përreth meje ”.

“Dhe unë nuk e kuptoj kush thotë – shtoi ai – se ky është një kufizim i lirisë personale: nëse po, atëherë rregullat kundër drejtimit të mjetit nën ndikim të alkoolit janë gjithashtu një kufizim, por ne i pranojmë ato”. I ngacmuar nëse para se të merrte vaksinën ishte konsultuar me ndonjë mjek, tekniku gjerman u përgjigj: “Çfarë më bëri të kuptoj se kishte kuptim të vaksinohesha? Unë fola për këtë me mjekët që kam njohur prej vitesh – tha tekniku i Reds -. Dhe pastaj unë i përkas një grupmoshe (54 vjeç) për të cilët gjërat mund të të mos jetë më të lehta, dhe nëse nuk e bëj, do të isha në rrezik”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *