• |
ide | kryesore

Mbanin lëndë narkotike me vete, disa të arrestuar në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. E, 20 vjeç, pasi në rrugën “Sotir Kolea”, sapo ka parë prezencën e policisë, ka hedhur një qese në tokë me lëndë të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

A. Xh, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë;

D. V, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis;

S. L, 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe municion luftarak.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

S. H, 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *