• |
ide | kryesore

Mitsotakis kundër vetos bullgare: Po mban peng Shkupin dhe Ballkanin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
mitsotakis



Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se nuk pajtohet me veton e vendosur nga Bullgaria ndaj të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Mitsotakis e bëri të qartë qëndrimin e tij se pranimi i Ballkanit në Bashkimin Europian, duhet të përshpejtohet.

“Sigurisht, Ballkani Perëndimor nuk mund të mungojë në diskutimin tonë. Me këtë në mendje do të shkojmë në samitin e Lubjanës. Ne u pajtuam që procesi i pranimit në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet në mënyrë që të parandalohet kthimi i rajonit në një vatër problemesh të reja.

Gadishulli Ballkanik është europian; prandaj dhe e ardhmja e tij mund të shihet vetëm përmes Europës, thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit grek.

Kur ishte në opozitë, partia Demokracia e Re e Mitsotakis votoi kundër marrëveshjes se Prespes për ndryshimin e emrit e cila i hapi rrugën Shkupit për t’u bashkuar me BE.

Megjithatë, pas marrjes së pushteti ai bëri një kthesë të fortë dhe e mbështeti plotësisht perspektivën europiane të shteti fqinj. /tch



2 Comments

  1. PSE VETE ÇA BERE TI?
    APO SI PRIFTI EDHE TI O JEVGJIT?
    MOS BENI SI BEJ UNE POR BENI SI THEM UNE
    PTUUUUUUU…JU QIFSHA JEVGJITET E MUTIT

  2. Opo i lezetshem burre jo. Greqia ka 30 vjet qe pengoi Maqedonine te mos antaresohej ne BE derisa e beri te nderroi emrin, kurse tani jep mend se “nuk duhet te pengohet nga Bullgaria”.
    Nuk besoj se Greqia don qe vendet e tjera te Ballkanit te jene pjese e uninonit, sepse i bie pesha e vet politike ne Ballkan dhe merr me pak fonde ndihme nga BE pasi shtohen vendet qe marrin para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *