• |
ide | kryesore

Nga Budapesti në Tiranë, aty ku vendoset vendi i dytë: ja programi mediatik e stërvitor i kuqezinjve

-Instant, Sport

Dy ndeshje për të vendosur përmbushjen e objektivit vendi i dytë: kuqezinjtë e Edoardo Rejas do të nisin nga e hëna e 4 tetorit grumbullimin për dy ndeshjet eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Sfida e parë e kuqezinjve është ajo ndaj Hungarisë më 9 tetor, e që do të luhet në transfertën e Budapestit, ndërsa ndaj Polonisë (12 tetor) ndeshja do të zhvillohet në Shqipëri, në stadiumin Kombëtar “Air Albania”. Pesë seanca stërvitore për të përgatitur transfertën në Puskas Arena dhe vetëm dy për të përballuar Poloninë e Leëandoëskit në Air Albania, por janë piëkrisht këto dy sfida që përcaktojnë kualifikimin, që vjen vetëm përmes dy fitoreve kundër dy rivalëve direkt.

Programi mediatik dhe stërvitor të Kombëtares kuqezi për dy ndeshjet:

E hënë, 4 tetor:

Konferencë për mediat e trajnerit Edoardo Reja, i cili do të shpallë listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet ndaj Hungarisë e Polonisë në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:15.
Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 5 tetor

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:00
Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 6 tetor:

E enjte, 7 tetor:

E premte, 8 tetor:

Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 18:00, në Puskás Aréna, Budapest
Seanca zyrtare stërvitore përpara ndeshjes me Hungarinë në stadiumin e ndeshjes, Puskás Aréna, ORA 18:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 9 tetor

Ndeshja kualifikuese Hungari-Shqipëri, ora 20:45, në Puskás Aréna, Budapest.

E diel, 10 tetor:

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 12:30
Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 11 tetor:

Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 13:00, në kompleksin “Tropikal” në Durrës
Shëtitje zyrtare përpara ndeshjes me Poloninë, në kompleksin “Tropikal” në Durrës,, ORA 13:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 12 tetor

Ndeshja kualifikuese Shqipëri-Poloni, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *