• |
ide | kryesore

Një politikan shqiptar dhe 13 kompani të përfshira në skandalin “Pandora Papers”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Ka marrë përmasa botërore skandali “Pandora Papers” ku një rrjet gazetarësh investigativë ka zbuluar mijëra dokumente se si liderë botërorë kanë fshehur pasuritë në parajsa fiskale.

Sipas të dhënave të publikuara (LEXO KETU) janë 336 politikanë të përfshirë nga e gjithë bota, mes të cilëve është edhe një nga Shqipëria.


Emri i politikanit shqiptar të përfshirë nuk është zbuluar ende, por në hartën e publikuar tregohet se edhe në Shqipëri ka një politikan të përfshirë në fshehje pasurie në offshore.

cna lajme bota

Skandali ka zbuluar se janë më shumë se 27 mijë kompani të rregjistruara në “parajsa fiskale” nga të cilat rezulton se 13 prej tyre janë të lidhura me pronarë në Shqipëri.

cna lajme bota

Në listën e politikanëve që janë zbuluar deri tani janë presidenti rus Vladimir Putin me asetet sekrete në Monako, dhe Kryeministri çek Andrej Babis i cili nuk arriti të deklarojë një kompani investimesh në det të hapur e përdorur për të blerë dy vila për 12 milion £ në jug të Francës.

Dokumentet tregojnë se ish-Kryeministri britanik, Tony Blair dhe bashkëshortja e tij Cherie Blair kursyen 312 mijë paund kur blenë një zyrë në Londër.

Çifti bleu një firmë offshore që kishte në pronësi ndërtesën. BBC thotë se nuk ka fshehje të pasurisë për çiftin Blair, por lë shije të hidhur fakti që për një blerje prone ata kanë lidhur një marrëveshje në offshore.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe familja e tij ishin përfshirë fshehurazi në marrëveshje pronësie në Mbretërinë e Bashkuar me vlerë më shumë se 400 milionë paund.

Dokumentet financiare tregojnë se si Mbreti i Jordanisë grumbulloi fshehurazi një perandori prone në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA me vlerë më shumë se mbi 100 milionë dollarë.

Letrat identifikojnë një rrjet kompanish në offshore në Virgin Island dhe parajsa të tjera fiskale të përdorura nga Abdullah II bin Al-Hussein për të blerë 15 shtëpi që kur ai mori pushtetin në 1999.
Ato përfshijnë 50 milionë paund në 3 prona me pamje nga oqeani në Malibu, California si dhe prona në Londër dhe Ascot në Mbretërinë e Bashkuar.

Po ashtu Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta dhe 6 anëtarë të familjes së tij zotëronin fshehurazi një rrjet kompanish në parajsa fiskale. Ato kanë qenë të lidhura me 11 kompani, njëra prej të cilave u vlerësua si pasuri prej 30 milionë dollarësh

Anëtarët e rrethit të brendshëm të kryeministrit pakistanez Imran Khan, përfshirë ministrat e kabinetit dhe familjet e tyre, posedojnë fshehurazi kompani që mbajnë miliona dollarë

Firma juridike e themeluar nga Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades duket se ka siguruar pronarë të rremë për të maskuar pronarin e vërtetë të një sërë kompanish “në det të hapur”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky transferoi aksionet e tij në një kompani sekrete pak para se të fitonte zgjedhjet e vitit 2019.

Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso, një ish-bankier, zëvendësoi një fondacion panamez që bënte pagesa mujore për anëtarët e tij të ngushtë të familjes me një fond të bazuar në Dakotën e Jugut në SHBA. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Plas skandali “Pandora Papers”/ Si kokat e qeverive fshehin pasuri marramendëse

Emrat e bizneseve shqiptare të lidhura me “Panama Papers” (LISTA)

Çfarë na mësuan “Panama Papers”

Ky është Ismail Mulleti, shqiptari i përfolur në skandalin e “Panama Papers”

27 Comments

  1. Llotopapers. Kush eshte politikani shqiptar qe i del emri ne “Panama papers”? Le te jape secili mendimin e vet. Mqs flitet per prona ne Angli, duhet te jete politikan aktiv dhe me post te rendesishem aktualisht. Medyshja eshte ne mes te dy emrave… Te shohim se cili do jete.

    1. Ai dihet, antinjeriu, joshqiptari, bastardi, i nemuri, llacifaco/greku, plehu sorosian, mr, %20 i bashkise Tirane 2000-2011, aksionieri/oligarku i vetem ne te gjitha kompanite e “oligarkeve”, hajduti i 8.000.000.000 € / ne tete vite, ai qe sipas OECD/OSBE ka 2 miliarde €, para te vjedhura shqiptareve, te fshehura (kaq kane mundur qe t’i zbulojne deri me tani), eshte mallkimi, armiku i shqiptareve, demoni i zi, krimineli edvin kristaqis ramas.

    1. shpallesh non grata kur je super i korruptuar sa smban me dhe kur minon demokracine sic eshte bere shpesh here thirrje qe te kapim armet ;).
      Nje pjese e mire qe jan tek kjo liste i kan bere parate ne menyre te ndershme (Ancelotti psh) thjeshte sduan te paguajn taksa ne vendet e tyre. Kurse ky hajduti yne per cdo firme a vule duhet te kaloje nga zyra Gites

  2. Kjo eshte njesoj si Panama papers qe kishte emra dhe me te rendesishem dhe kompanite qe sot drejtojne Plandemine dhe botes. Eshte thjesht nje manover per te terhequr vemendjen nga dicka me e rendesishme

  3. fakti qe ka payur 400 gazetarë tregon qe nuk qenka kaq e fshehtë
    kjo është luftë politike për perëndimin
    nuk është.halli tek ata qe u ka dalë emri sepse shhumica i kanë patatë.e tyrë por qe i kanë shpëtuar taksave
    cilido sdo me pagu taksa ne qeveri abuzivr edhe unë sdu me i dhon mo lekë edi ramës. ai abuzon.

    problemineahte tek ata që kanë fushata zgjedhore ose kanë noi hall tjetër që u behet presion me këtë publikim

  4. ne kemi abo bank me patajsë fiskale në thyerje të ligjit

    shumë koncesione dhe ppp inceneratore etj

    ça janë.kompani me origjinë në.parajsë fiskale sduhet të përfitojnë fonde shtetërore

  5. VETEM 1??????? ATEHERE HIQNI JEVGJITIN E GJIROKASTRES DHE PALLOSHIN SE JANE TE KULLUAR TE TJERET JANE TE KORRUPTUAR . HAHAHAHAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAA ……………………….

  6. Arben Ahmetaj eshte. E nxjerrin zbuluar udhetimet per ne UK, hapni sistemin TIMS. Po babloku prandaj e morri prane vetes se i morri para te madhe, dhe del brockullit per cmim te larte energjie nderkohe qe para ca ditesh lidhi marreveshje qe pjesa me e madhe e energjise qe prodhon Shqiperia do eksportohet / shitet ne Abu Dhabi. Mandatin e 3 ka vendosur ta shkerdheje dhe me erresire kete vend e me uri .. te shohim a do ngrihet ky vend klloçash!

  7. Une e kam thene me kohe , meqenese Shqiptaret kane qene te nenshtruar prej shekujsh e kane te veshtire te ngrejne krye dhe te kundershtojne “sunduesit” e tyre , meqenese e kane shume te veshtire te kerkojne te drejtat e tyre me minimale duke protestuar , athere e vetmja zgjidhje mbetet Zoti . Ishallah Zoti i Madh vefte dore dhe ti japi Shqiptareve ate qe e kane humbur prej shekujsh , drejtesine dhe respektin .

  8. Ai dihet, antinjeriu, joshqiptari, bastardi, i nemuri, llacifaco/greku, plehu sorosian, mr, %20 i bashkise Tirane 2000-2011, aksionieri/oligarku i vetem ne te gjitha kompanite e “oligarkeve”, hajduti i 8.000.000.000 € / ne tete vite, ai qe sipas OECD/OSBE ka 2 miliarde €, para te vjedhura shqiptareve, te fshehura (kaq kane mundur qe t’i zbulojne deri me tani), eshte mallkimi, armiku me i madh i shqiptareve, demoni i zi, krimineli edvin kristaqis ramas, KAQ!

  9. Me siguri absolute qe eshte jevgu i gjirokastres.
    Ky pastaj do behet pentito dhe do tregoje gjithçka .
    Sepse ku ka transaksione me lek te piset eshte dora tij e zeze .

  10. POLITIKANI QE KA EMRIN NE KETE SKANDAL DO MARRE NON GRATA PARA SE TI DALE EMRI
    KESHTU PALLOSHI DO TI DALE SE KEQES PERPARA DUKE I NXJERRE GESHTENJAT NGA ZJARRI
    ME DUART E AMERIKANEVE .

  11. Fatmir Mediun si njeriu që akuzohet se bëri letrat për biznesin në Gërdec, por edhe për të hetuar rreth protagonistëve të tjerë, të cilët u shmangën nga hetimet në 2009.

    Bëhet fjalë për Sali Berishën me të birin Shkëlzen Berishën. Ndjekja e të gjitha fijeve të provave, të cilat u injoruan nga prokuroria në 2009, të çojnë drejt Sali dhe Shkëlzen Berishës

  12. T’i kishte qene ndonje gjyqtar a prokuror ne ofshore, politika dhe sherbetoret e tyre ne media do kishin bere namin me deklarata, kronika televizive dhe emisione te porositura ne TV.

  13. Gallata rradhes me miletin. Ja dhan ushqimin e muajit. Tani i zbrasin xhepat e idjoteris rehat rehat.E lagu se lagu eshte bere motivi i jetes. Dhe nje kafe mbrapa.

  14. Po ç’duan në ofshor keta budallenj janë sa gropa pallatesh janë hape në tiranë e janë ngritur 25 këtë lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu