• |
ide | kryesore

Plas skandali “Pandora Papers”/ Si kokat e qeverive fshehin pasuri marramendëse

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Pasuri sekrete dhe marrëveshje mes liderëve botërorë, politikanëve dhe miliarderëve kanë dalë në dritë në një prej rrjedhjeve më të mëdha të dokumenteve financiare që ka marrë emrin “Pandora Papers” ose “Letrat e Pandorës”.

Sipas asaj që raporton BBC janë rreth 35 liderë, të së shkuarës, por edhe aktualë, si dhe më shumë se 300 zyrtarë që shfaqen në kompani offshore. Kështu për shembull Mbreti i Jordanisë ka prona me vlerë 70 milionë paund në Britaninë e Madhe në SHBA.

LEXO EDHE: Një politikan shqiptar dhe 13 kompani të përfshira në skandalin “Pandora Papers”

Dokumentet tregojnë se ish-Kryeministri britanik, Tony Blair dhe bashkëshortja e tij Cherie Blair (miqtë e kryeministrit Edi Rama) kursyen 312 mijë paund kur blenë një zyrë në Londër. Çifti bleu një firmë offshore që kishte në pronësi ndërtesën. BBC thotë se nuk ka fshehje të pasurisë për çiftin Blair, por lë shije të hidhur fakti që për një blerje prone ata kanë lidhur një marrëveshje në offshore. Për më tepër që Blair kur ishte kryeministër kishte këmbëngulur shpesh kundër evazionit fiskal.

Nga rrjedhja e këtyre dokumenteve zbulohet po ashtu se Presidenti rus Vladimir Putin ka asete në Monaco, ndërsa kryeministri çek, Andrej Babis, i cili gjatë kësaj jave përballet me zgjedhjet, nuk deklaroi një kompani investimesh offshore të cilën e përdori për të blerë dy vila për 12 milionë paund në jug të Francës.

Këto dokumente vijnë në vazhdën e një serie rrjedhjesh përgjatë 7 viteve të fundit, pas FinCen Files, Paradise Papers, Panama Papers dhe LuxLeaks.

Ekzaminimi i këtyre dokumenteve është më i madhi i organizuar ndonjëherë më parë nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë. Në të po marrin pjesë më shumë se 650 reporterë.
BBC shkruan se në hetim të përbashkët me britaniken Guardian dhe partnerë të tjerë mediatikë, reporterët kanë tashmë akses në 12 milionë dokumente nga 14 kompani të shërbimeve financiare në vende si British Virgin Islands, Panama, Belize, Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor dhe Zvicër.

Disa prej emrave në këto dokumente përballen me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe shmangie të taksave globale. Por sipas BBC, një prej zbulimeve më të mëdha është sesi njerëz të njohur dhe të pasur kanë krijuar kompani për të blerë fshehurazi prona në Mbretërinë e Bashkuar.

Dokumentet zbulojnë pronarët e disa prej 95 mijë kompanive offshore që fshihen pas blerjeve.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe familja e tij, të cilët janë akuzuar për plaçkitje të vendit të tyre, janë një shembull.

Kjo dosje zbulon se Aliyevs dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë ishin përfshirë fshehurazi në marrëveshje pronësie në Mbretërinë e Bashkuar me vlerë më shumë se 400 milionë paund.

Dokumentet financiare tregojnë se si Mbreti i Jordanisë grumbulloi fshehurazi një perandori prone në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA me vlerë më shumë se mbi 100 milionë dollarë.

Letrat identifikojnë një rrjet kompanish në offshore në Virgin Island dhe parajsa të tjera fiskale të përdorura nga Abdullah II bin Al-Hussein për të blerë 15 shtëpi që kur ai mori pushtetin në 1999.
Ato përfshijnë 50 milionë paund në 3 prona me pamje nga oqeani në Malibu, California si dhe prona në Londër dhe Ascot në Mbretërinë e Bashkuar.

Po ashtu Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta dhe 6 anëtarë të familjes së tij zotëronin fshehurazi një rrjet kompanish në parajsa fiskale. Ato kanë qenë të lidhura me 11 kompani, njëra prej të cilave u vlerësua si pasuri prej 30 milionë dollarësh

Anëtarët e rrethit të brendshëm të kryeministrit pakistanez Imran Khan, përfshirë ministrat e kabinetit dhe familjet e tyre, posedojnë fshehurazi kompani që mbajnë miliona dollarë

Firma juridike e themeluar nga Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades duket se ka siguruar pronarë të rremë për të maskuar pronarin e vërtetë të një sërë kompanish “në det të hapur”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky transferoi aksionet e tij në një kompani sekrete pak para se të fitonte zgjedhjet e vitit 2019.

Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso, një ish-bankier, zëvendësoi një fondacion panamez që bënte pagesa mujore për anëtarët e tij të ngushtë të familjes me një fond të bazuar në Dakotën e Jugut në SHBA. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Interesante asnjehere ne keto “skandale” nuk ka nje amerikan tek ato letrat
    Kaq te paster jane keta ameriqenet? Ne i kemi pare mire si jane keto 30 vite.

    1. Konsorciumi i gazetareve financoet nga soros. I dalin emrat vetem atyre qe nuk i puthin kepucet…dhe per tu duk te pavarur fusin dhe ca sherbetore si bleir kshu si gabimisht.

  2. Po cifutja e heroines se afganistanit dora vet kellira mbreteresh e anglise sa mund te ket vall?! merini me radh keto pune. ngjituni pak ne majen e mullarit me m….e pastaj zbrisni posht te bastardet e vegjel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *