• |
ide | kryesore

Rama në konferencë të jashtëzakonshme, shpall krizën e energjitikës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp, ku ka folur në lidhje me krizën e re që i kanoset vendit, ajo e energjisë elektrike. Rama e ka quajtur krizën energjitike të ngjashme dhe po aq goditëse sa pandemia dhe tërmeti.

Rama tha se në të gjithë botën po ndihen tashmë efektet e rritjes së çmimit të gazit dhe karburantëve, dhe Shqipëria nuk mund tiu shpëtojë këtyre pasojave. Kryeministri kërkoi besim dhe durim nga qytetarët, ndërsa bëri një pasqyrë të situatës së deritanishme.

Rama deklaroi se për Shqipërinë, çmimi mesatar vjetor i blerjes së energjisë nga importi, është thuajse trefishuar në krahasimin me vitin e kaluar.

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë. Nuk është as tërmet, as virus, as përmbytje dhe lavdi Zotit, nuk kërcënon jetë njerëzish. Por në aspektin ekonomik e social ka një energji negative që mund të ketë efekte gjithaq tronditëse, mbi jetën e familjeve, bizneseve, shoqërisë. Kjo, është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila vetëm sapo ka nisur, të japë shenjat e saj tejet shqetësuese në tregjet e mëdha të botës, duke nisur nga Kina e Koreja e Jugut, në Amerikë, në Britaninë e Madhe dhe në hapësirën e Bashkimit Europian, e deri në vendet fqinje, si Italia e Greqia. Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit, po afron bashkë me dimrin dhe me rritjen e natyrshme të nevojës edhe për ngrohje.

Tamam kur shpresat për rikthimin në normalitet, pas tragjedisë së shkaktuar nga pandemia, të cilës njerëzimi po i paguan koston e humbjeve njerëzore të një lufte botërore, janë rritur ndjeshëm, falë vaksinimit masiv dhe ritmeve të larta të rimëkëmbjes ekonomike, kjo krizë e re, na vendos me detyrim përcaktim përpara një sprove të re, po aq të fortë sa tërmeti e sa pandemia, në aspektin ekonomik e social. Dukuria e rritjes marramendëse të çmimit të gazit e të karbonit në të gjitha tregjet ndërkombëtare, si edhe trendi i fortë i rritjes së çmimit të naftës, shoqëruar me një rritje të përgjithshme çmimesh të prodhimeve të konsumit të përditshëm, qëndrojnë sot para të gjitha vendeve, si siluetat e një ushtrie armike në horizontin e dimrit të vështirë që bota ka përpara.

Rritja eksponenciale e kërkesës konsumatore, pas hapjes së ekonomisë si rezultat i vënies nën kontroll të pandemisë, ka rritur eksponencialisht edhe kërkesën e industrive prodhuese për energji, duke vënë në vështirësira shumë serioze edhe vetë kolosët ekonomikë të planetit; që nga Kina, ku mungesa e kapaciteteve energjitike të nevojshme për përballimin e kësaj kërkese, kërcënon afro gjysmën e kapaciteteve industriale të atij vendi, deri në Europë, ku kërkesa e lartë dhe oferta e pamjaftueshme për gaz, ka detyruar qeveritë të përballen me rritje marramendëse çmimesh e të paralajmërojnë, deri edhe politika kufizimesh në furnizimin me energji elektrike.

Ritmet e larta të rimëkëmbjes nga pandemia dhe nevoja e tejrritur për energji, e kanë rritur çmimin e gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80%, ndërkohë që çmimi i naftës ka kërcyer lart, nga rreth 60$ për fuçi në Gusht të 2021, tek rreth 80$ në momentin që flasim dhe sipas projeksioneve të sotme, çmimi mund të arrijë në $100 për fuçi deri në fund të vitit.

Për Shqipërinë, çmimi mesatar vjetor i blerjes së energjisë nga importi, është thuajse trefishuar në krahasimin me vitin e kaluar. Në bursën HUPX, energjia elektrike është tregtuar me mesatarisht 39 eur/MWh vitin e shkuar, ndërsa sivjet ky çmim ka arritur shifrën e 110 eur/MËh, duke shënuar një rritje prej 182%.

Për shumë studiues e analistë financiarë, kjo krizë energjie është e ndryshme nga të tjerat. Ajo lidhet kryesisht me ndryshimet klimatike dhe përpjekjet për t’i frenuar ato, por po ashtu edhe me një kombinim faktorësh të tjerë.

Një seri eventesh të motit ekstrem, me tipare të pazakonta sezonale, kanë impaktuar si kërkesën, ashtu edhe ofertën për gaz. Dimri jashtëzakonisht i ftohtë i fillim-vitit në hemisferën veriore, Azi, apo edhe ngricat e jashtëzakonshme në SHBA, ndikuan në reduktimin drastik të eksporteve të gazit të lëngshëm gjatë muajit shkurt. Pranvera e ftohtë dhe përmbytjet në Europë, automatikisht rritën kërkesën për gaz për ngrohje. Po njësoj valët e të nxehtit ekstrem gjatë verës në Kinë, Europë dhe SHBA, rritën kërkesën për gazin për ftohje.

Prodhimi i energjisë nga burimet alternative është zvogëluar. Impiantet e prodhimit të energjisë së erës në Europë kanë prodhuar shumë më pak energji se nivelet mesatare. Rrjedhimisht, mungesa e prodhimit të energjisë alternative, ka ndikuar në rritjen e kërkesës dhe çmimeve të gazit dhe të qymyrit.

Në Gjermani, mbyllja e tre reaktorëve të tjerë bërthamorë, si pjesë e programit të stopimit të prodhimit të energjisë nukleare, ka reflektuar në rritje të kërkesës për energji edhe nga burimet natyrore të parinovueshme. Rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë, ka qenë e fortë si në Europë dhe në Azi, duke rritur kërkesën për energji nga konsumatorët familjarë, fabrikat dhe sipërmarrjet në përgjithësi.

Pavarësisht rritjes së kërkesës dhe çmimeve bazë në tregje me 250%, Rusia nuk e ka shtuar furnizimin drejt Bashkimit Europian, duke u kufizuar vetëm në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale afatgjata.

Së fundi, vetë politika për adresimin e ndryshimeve klimatike, ka ndikuar indirekt në rritjen e cmimeve.

Në Britani, 15 milionë familje pritet të afektohen negativisht nga rritja e cmimit të energjisë.Në Itali, qeveria ka njoftuar qytetarët për një rritje prej 40% të faturave të tyre gjatë muajve të ardhshëm.

Po kështu në Bullgari, çmimet shënojnë një rritje prej 72% nga fillimi vitit, duke e cuar çmimin mesatar të energjisë në 133 Euro/MËh.

E gjithë kjo panoramë e situatës energjitike, me vetëm disa prej shembujve larg e afër nesh, vlen për të krijuar një ide të përgjithshme të kësaj krize, ku duam s’duam, edhe Shqipëria si të gjitha vendet e tjera, është e përfshirë dhe e detyruar që të përballet pa u shmangur dot me këtë furtunë globale.

Ekspertët mendojnë se pavarësisht implikimeve të mundshme sistemike, që kriza e jashtëzakonshme energjitike mund të ketë mbi të gjitha vendet, beteja kulmore do të zhvillohet dhe do të vendoset, deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Dhe përgjegjësia e detyra numër një e qeverisë shqiptare, është të mbrojë medoemos dhe sido e sado që të jetë e mundur, nga goditja e kësaj fatkeqësie të re, shtresat më në nevojë, konsumatorët familjarë, si edhe biznesin e vogël; fiks në këtë rend prioritetesh.

Tanimë besoj se të gjithë ju, të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, i keni provat, se ne as nuk rrëzohemi as nuk dorëzohemi përballë sfidave të rënda të kësaj natyre. Kini besim të plotë, siç kam edhe unë besim të palëkundur, se siç ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, do t’ia dalim edhe kësaj sfide të madhe me energjinë dhe jini të sigurtë, se siç nuk na vunë përfund rrënojat e pafundme të tërmetit, e siç nuk na gjeti të papërgatitur sulmi i Armikut të Padukshëm, ashtu nuk na gjen të papërgatitur, e as as nuk na ve dot përfund as kjo krizë e jashtëzakonshme.

Fatkeqësisht dhe pavarësisht prej dëshirës apo vullnetit tonë, këto vitet e fundit u bënë si ajo fjala, “nga lufta vijmë në luftë shkojmë”, por siç dolëm më të fortë nga tërmeti, e siç po dalim më të fortë edhe nga pandemia, çka e tregojnë kopshtet, shkollat, shtëpitë, lagjet e reja në rindërtim, siç e tregojnë edhe shifrat e ritmeve të rimëkëmbjes ekonomike, pas mbylljes dramatike të ekonomisë, kështu do të dalim edhe nga kjo fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë e manovra tregtare që nuk i kemi ne në dorë.

Asnjë frikë, asnjë pasiguri, vetëm vendosmëri, durim e besim, se më e mira do të bëhet dhe Shqipëria do të vazhdojë të synojë majën që i kemi vënë vetes qëllim, në rrugëtimin sfidues të kësaj dekade të re ku sapo kemi hyrë.



28 Comments

  1. Ramovic ul cmimet e PPP me 20 million euro km, ul abuzimet e operatoreve te karburanteve, ul taksen e qarkullimit te automjeteve pastaj flit per sakrifica te popullit.

    Popull ju qe e votuat do ta hani me shume

    1. He hej more hajduti i Erdogani po ti more Turk muti po ne krize kemi qën tashe e 30 vite pikrisht per shkakte te politikanve si ti hajduta të pa bes fe dhe kombe …. Ti more Erdogani I vogel bashke me Sali Vrasin ilir hajdutin dhe Lulzim Basha hajduti Fatose Nanone e shume te tjer duhet me ju vare ne mes te heshit Skender Beut… More palaqe ti po na sjedhe te gjitha meturina ne Shqiprie Afgane Turke Arabe dhe Afrikane

      1. o vllai i karit (gjithmone duke i kerkuar falje karit qe po e krahasoj me ty)
        ku te punon motra?po plaka ça pune tka bo?

  2. Ja gjeti justifikimin-drogaxhiu,shikoni kur ta rriti cmimin e energjse ky zagari.Nuk flet per cmimet e ushqimeve qe vane ne stratosfere .

    1. Fiks nuk flet per to. Tashme ne xhepin tone rendojne cmimet e frutave dhe perimeve, plus ushqimet neper supermarket. Kete vend e ka marre lumi!

    2. Vërtet çmimet e energjisë pritet të rriten në gjithë botën dhe kjo vjen si pasojë e rritjes së çmimit të lëndëve të para, por nuk ka se si të ketë ndikim edhe në Shqipëri ku pjesa dërmuese e energjisë prodhohet me hidrocentrale.
      Kanë boshatisur kasat e shtetit me tendera të fshehtë dhe tani duan të vjelin popullin që vërtet nuk mban më.

  3. Konkluzioni:
    Jeto thjesht e me nder! Dmth hani buke misri dhe qepeni!Dmth merni vete masat se une si shtet skam se cbej.
    Une ju dola borxhit mos u ankoni neser.
    Ul celsin e kuadrit te energjisë se imperializmi dhe revizionismi na ben bllokadë! Ne arke skane ngelur para qe te blejme energji dmth(se tani u trefishuan cmimet e theksoj ta kuptoni ju popull) .

  4. Eshte momenti i zhvillimit te nje rendi i ri botëror.
    Sikurse e tha dhe Kisinger ky eshte brezi I fundit qe jeton ne liri.
    Dhe pyet dikush ckidhje ka energjia me rendin.
    Te gjitha ngjarjet jane zinxhiri per te shkuar tek ky rend ri.Thjesht njerëzimi fle.Neser do jete vone.

  5. Kush kundërshton tani për rritjen e çmimeve e fikin me telekomande.Vaksinat do bëjnë të vetën.Ta gëzoni o DELE mandatin e III!

  6. Ky para se te flase per sakrifica te na tregoje cfare ka bere ne 8 vite per te shmangur kete krize. Tallej kur fluste Berisha per investime ne energjitike, por sor ul koken si m… se nuk ka asnhe bilanc. 8 vjet e vonoi Skavicen, derisa miratoi variantin me te keq e jorentabel te mundshem per interesat e veta dhe te tigrit te tij te financave. Ndau miliona euro me CES dhe burrin e asaj qe financonte gurune indian, e mori vete menaxhimin se gjoja do e bente me mire, por humbjet ne rrjet vetem jane shtuar. Sot vazhdohet e vidhet energji ne mes te Tiranes (sigurisht jo pa dijeni, thjesht se je i partise apo paguan perqindhen) dhe ky nuk beri asgje ne 8 vite per ta ulur kete vjedhje. Asnje hap per integrimin energjitik me rajonin apo per diversifikimin e burimeve te energjise. Termocentrali i vlores (edhe ky veper e social-specialisteve) deshtim total. Parqet energjitike diellore spo te eres korrupsion i gjalle dhe deshtim po ashtu. Atehere nje pyetje kam une, pse ta vuaje populli e mos te shkoje ky ne burg? Madje edhe aty pa drita qe mos shohe kush ja hedh sapunin ne toke, vetem ta ndjeje kur tia fusin perseri

  7. Ky para se te flase per sakrifica te na tregoje cfare ka bere ne 8 vite per te shmangur kete krize. Tallej kur fluste Berisha per investime ne energjitike, por sor ul koken si m… se nuk ka asnhe bilanc. 8 vjet e vonoi Skavicen, derisa miratoi variantin me te keq e jorentabel te mundshem per interesat e veta dhe te tigrit te tij te financave. Ndau miliona euro me CES dhe burrin e asaj qe financonte gurune indian, e mori vete menaxhimin se gjoja do e bente me mire, por humbjet ne rrjet vetem jane shtuar. Sot vazhdohet e vidhet energji ne mes te Tiranes (sigurisht jo pa dijeni, thjesht se je i partise apo paguan perqindhen) dhe ky nuk beri asgje ne 8 vite per ta ulur kete vjedhje. Asnje hap per integrimin energjitik me rajonin apo per diversifikimin e burimeve te energjise. Termocentrali i vlores (edhe ky veper e social-specialisteve) deshtim total. Parqet energjitike diellore spo te eres korrupsion i gjalle dhe deshtim po ashtu. Atehere nje pyetje kam une, pse ta vuaje populli e mos te shkoje ky ne burg? Madje edhe aty pa drita qe mos shohe kush ja hedh sapunin ne toke, vetem ta ndjeje kur tia fusin perseri

  8. Mos u merzisni ,Skeni pare gje akoma.Shqiperia pa opozite pa sindikata pa shoqeri civile, me media bythlepirese te qeverise,me ça maskarenj hajdute ne krye dhe nje popull te mjere dhe fukara qe lufton per buken e gojes se per te tjerat nuk behet fjale.Tanime jo drejte Europes por drejte Amerikes me zonjen Kim ne krye dhe shokun Rama pas. »Dite te mira do vijne « 

  9. Nuk eshte rastesi qe Gjermania, Italia e Franca kerkojne njekohesisht kthimin e vizave per shqiptaret. Kjo do jete arritja me e madhe e qeverisjes se rilindjes se socializmit. Atje te ati shpirteror do e kthejne kete popull, te izoluar e duke ngrene bar. Sic edhe e meriton xhanem

  10. Si ka mundesi q vetem ti del o dylber mavi dhe deklaron kriza te tilla kur asnje nga lideret e tjere nuk kane thene gje, apo ti je me kari.Para se te nisje fushaten e dije qe do kishte krize apo kjo ndodhi ne takimin e fundit me globalistet. Po per artikullin e gazetes angleze per te kthyer Shqiperine ne kamp refugjatesh ke gje per te na thene qe te qifte Kina robt me breza dhe e ke pak o antishqiptar

  11. Do me e bo si bicim pandemie vk..qe na cante karin “eshte lufte” gjith kohen. Shko tall bythen lart e poshte neper bote tu bo si klloun vip e sa vjen i shtrengon litarin popullit tend, maskara.
    Do te te shkerdhejn robt shqiptaret, armatose garden sa te duash nuk shpeton o hajdut

  12. TANI DO JA NINI KRISMEN PPP -VE OFF SHOREVE DHE 20 MILON EURO PER NJE KILOMETER.
    NUK KENI PA GJE AKOMA . RROFTE PALLOSHI RROFTE BASH PIÇKA , RROFTE DREJTESIA

  13. Ne 2013 ishte borxhi qe kishte lene qeverisja e PD-se. NJE GENJESHTER SA NJE MAL, pyesni ekspertet sa eshte ne 2021.
    Pastaj ishte faji i LSI-se dhe kerkonte tepsine qe ta ndriconte ekonomine.
    Pastaj ndodhi termeti dhe perseri shqiptaret ne alarm qe te ishin ne lartesine e situates.
    Pastaj pandemia dhe perseri i kerkoi sakrifica popullit humbamen.
    Tani kriza energjitike si paralajmerim per dite te veshtira…

    A mban me ky popull? Kujt do t’i drejtohet tani qe s’ka as opozite, Kimetja eshte me liderin global, Europen ta shohim me dylbi?

    1. Mban ore se popull kar eshte ky. Ti fusin edhe nga dy arab per cdo shtepi tu qine nena e motra dhe me vrap per mandat te katert.

  14. Ta gezojme qelbesiren.
    Veçanrisht ne pensionistet me 15.000 lek ne muaj.
    Mire te na behet se i kemi xhan kumunistat.
    Tani ushqimet dhe buka edhe çmimet i kane rrit edhe pesha e tyre eshte zvoglu, pra dy here rritje.
    Mire na e ben Edvini, se duhet te paksohet e zhduken Shqiptaret, te moshuari te vdesin nga uria, te rinjte te emigrojne.
    Ju rekomandoj qe rrini dhe vdisni dhe mos çohi me shetesu Edverin se eshte gjynah.
    Na ka thene ai qe skemi pa gje akoma.
    Shpirtin na e merr o Edver se e meritojme.

  15. tani ka ngel edhe me qi seriozisht ne byth kete popull te shplare nga frika dhe servilizmi
    jepi pallosh , tiqja ne sum se nuk ndihen me keta lepuj

  16. Ore cmimet e enegjise here do ulen e here do ngrihen se ate pune kane. Po si shpjegohet qe barra i bie gjithone popullit i cili del me humbje ne te 2 rastet. Nderkohe qe ata qe kane menaxhuar sistemin ne vite vetem pasurohen. Mos ka ardhur koha qe SPAK te merret me pasurine e Damian Gjiknurave e kompani? Madje duhet filluar qe nga koha e Nanos e Harasanit. Te varen te tere ne shesh them une

  17. Une kam 23 vjet qe jam larguar nga shqiperia..kam qire saliun ,fatosin,psikopatin,lulushin e ca kane verdall.jam qytetar evropian e asnje karin nuk me can.

  18. Populli liridashes trim dhe pak bythqim udhehiqet po nga nje bythqim. Keshtu ka qene, eshte dhe do te jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *