• |
ide | kryesore

Sëmundja i merr jetën Bernard Tapie: ish-presidenti që e bëri Marseille kampione të Europës

-Instant, Sport



Bernard Tapie, president i Olympique Marseille midis viteve 1980 dhe 1990, është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare. Lajmin e hidhur për tifozët marsejezë, por edhe për gjithë futbollin francez e bëri të ditur familja Tapie. Sipërmarrësi dhe politikani kishte qenë i sëmurë me kancer që nga viti 2017. Nën menaxhimin e tij, Marseille, klub të cilin e bleu në vitin 1986, përjetoi një periudhë të artë, duke fituar katër kampionate radhazi nga 1989 në 1992, një Kupë të Francës në 1989 dhe Kupën e Kampioneve në vitin 1993, në finale të të cilës mposhti Milanin.

Në 1994 Tapie u përfshi në “Affaire Va-Om”, një skandal korrupsioni që i kushtoi atij një skualifikim nga Federata Franceze e Futbollit dhe, në nivel penal, një dënim prej dy vitesh burg. Ai u kthye në Marsejë si drejtor sportiv në sezonin 2000-2001. Tapie, që ka qenë gjithashtu pronar i Adidas nga 1990 deri në 1993, ishte një personazh shumë aktiv në fushën politike: anëtar i Partisë Socialiste, ai ishte deputet nga 1993 në 1996 dhe ministër i qyteteve gjatë presidencës së Mitterrand (1992 -1993).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *