• |
ide | kryesore

Sherr me armë zjarri në Durrës, arrestohet një 44-vjeçar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sherr me armë zjarii në Durrës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se 44-vjeçari S. M., pas një konflikti të çastit me 29-vjeçarin E. Sh., ka marr armën dhe ka qëlluar në drejtim të shtëpisë së tij.

Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa autori i krimit është arrestuar nga efektivët.

Detaje nga policia: 

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, identifikohet dhe brënda pak minutash kapet e shoqërohet në ambientet e Policisë, autori i dyshuar.

Në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi S.M., 44 vjeç, duke qarkulluar me automjet, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Autori i dyshuar i ngjarjes, pasi ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, brenda pak minutash është kapur dhe është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *