• |
ide | kryesore

Shqipëria ofron falas 5 mijë emigrantë për zgjidhjen e krizës së karburantit në Britani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria ka deklaruar se mijëra emigrantë të saj në Mbretërinë e Bashkuar janë të gatshëm të punonin falas për të ndihmuar në trajtimin e krizës së karburantit.

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko, i tha gazetës “The Guardian”: “Nëse qeveria juaj do të donte, ne mund të ofrojmë shoferë të mirë të besueshëm, ndoshta 5 mijë menjëherë.

Ai pretendoi se shumë prej 150 mijë shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin nga mirënjohja për mikpritësit e tyre britanikë. Gazeta thotë se meqenëse një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve janë pa dokumente është e pamundur të dihet se sa të kualifikuar janë shoferët shqiptarë.
Qirko, i cili vetë kishte kaluar 1 orë në radhë për benzinë, por pa sukses, tha se ai besonte se shumë shqiptarë në Britani ishin shoferë kamionësh që mund të ndihmonin për të kompensuar mungesën prej 100 mijë shoferësh që kërkohen qeveria për shpërndarjen e karburantit.

“Shqiptarët janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë këtë problem pa pagesë. Unë nuk e di nëse ata kanë licencat e duhura, por nëse do të kishin, jam i sigurt që të gjithë këtu do të thoshin “Unë mund të ndihmoj” – tha ambasadori.

Qirko citoi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në 1999 për shpëtimin e qindra shqiptarëve etnikë.

“Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin falas për këtë vend për shkak të asaj që ky vend ka bërë për ta… Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë qeverisë dhe ushtria e këtij vendi, për atë që bënë për vëllezërit tanë në Kosovë”.

The Guardian thotë se Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Evropë, ka shpresa për t’u bashkuar me BE, por në vitin 2019 Franca bllokoi hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Në vitin 2017, dy herë më shumë shqiptarë sesa çdo kombësi tjetër u kapën si emigrantë të paligjshëm në portet e Mbretërisë së Bashkuar. Këtë vit, ministrja e brendshme, Priti Patel nënshkroi një marrëveshje për të larguar shtetasit shqiptarë pa të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Qirko u bëri thirrje britanikëve që t’i shihnin shqiptarët si një pasuri dhe jo si një problem, duke u ankuar se ata shpesh portretizoheshin si anëtarë bandash, shpërndarës droge dhe trafikantë njerëzish, përfshirë nga organet qeveritare si Agjencia Kombëtare e Krimit.

“Sigurisht, ka disa njerëz nga komuniteti im që janë të përfshirë në aktivitete kriminale, por pse është kaq e nevojshme të përmendet kombësia e tyre? Kombësia nuk ka të bëjë me krimin. Ju nuk thoni që dikush është një kriminel homoseksual ose lezbik, prandaj pse thoni se ka “kriminelë shqiptarë”?

Duke përmendur kombësinë krijoni një perceptim negativ, në lidhje me të gjithë komunitetin këtu që po bën një punë të ndershme. Shqiptarët që vijnë këtu nuk janë kriminelë. Ata janë njerëz që duan një jetë më të mirë” – tha ai.

Në vitin 2019, Qirko kritikoi autorin e “Fifty Shades of Grey”, EL James për portretizimin e saj ndaj shqiptarëve në romanin e saj “The Mister”, për një shërbëtore në Londër e cila ishte trafikuar.

Qirko ka një kopje të letrës së James si përgjigje në tryezën e tij. Ajo shkroi: “Gjatë kërkimit tim për romanin, unë vërtet vizitova Shqipërinë dhe zbulova se ishte një vend jashtëzakonisht i bukur. Dhe njerëzit e saj të jenë të ngrohtë dhe mikpritës”.

“Unë jam këtu për të mbrojtur njerëzit e mi. Ata nuk janë kriminelë, ata janë punëtorë dhe të ndershëm” – tha ambasadori.

Ushtria britanike do të fillojë të shpërndajë karburant prej të hënës sidomos në Anglinë jug-lindore që po përjeton mungesa në rritje. Çmimet e benzinës po rriten.

Qirko mohoi me forcë lajmet se Shqipëria po negocionte një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për të pritur emigrantët që kalojnë Kanalin me anije të vogla. Ishte “The Sun” që tha se zyrtarët ishin afër arritjes së një marrëveshjeje për një qendër përpunimi jashtë shtetit.

Zyra e Brendshme nuk e konfirmoi dhe as e mohoi lajmin. Qirko tha se nuk kishte pasur negociata.

“Ky është një lajm absolutisht dhe tërësisht i rremë. Plotësisht e pavërtetë. Nuk ka diskutime dhe negociata. Jam i sigurt se Home Office do të reagojë dhe do ta mohojë këtë histori”.

Olta Xhaçka, ministrja e jashtme e Shqipërisë, gjithashtu e ka mohuar lajmin.

“Është kaq i turpshëm lajmi i rremë që përhapet në mediat britanike për një “qendër të hapur në Ballkan “, domethënë në Shqipëri për të “grumbulluar emigrantët që kalojnë Kanalin nga Franca “, – shkroi ajo në Twitter. ©LAPSI.al



7 Comments

    1. Po Shqiptaret nuk punone kure paguhen Jo te punone false sa qesharake qe je o idjote.. shumica e Shqiptarve ketu ne Angli rrefuzone te punone veq done me punue ne shtepija bari dhe droge

  1. Ambasadori qe te jet realist duhet te thote Falas por me nje kusht, qe nepermjet kamionave te transportojne edhe produktin e shtepive te barit. Se falas fare nuk te punon kush o shoku amasador.

  2. Nuk ka mundesi qe te punohet falas,qirane e shtepise kush e paguan ambasadori duket qe ky eshte jashte realitetit.

  3. pooo patjeter.bashkepunim me kryeqendren e pedofilis pederastise heroines kokaines skllaveris se prostitucionit dhe gjith te zezave me radh.eh ke donit ju tju piqte te gjall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *