• |
ide | kryesore

Video/ Espanyol i Bares mposht Real Madrid: Blancos tani ndajnë kreun me ‘kushërinjtë’ e qytetit

-Instant, Sport, Video



Befasi në Liga: në javën e tetë të kampionatit spanjoll, Real Madrid nuk i përgjigjet suksesit të Atletico Madrid kundër Barcelonës e humbet 2-1 në shtëpinë e Espanyol. Skuadrën e Ancelottit e kanë ndëshkuar ish-lojtarët e akademisë: vendosën në fakt golat e De Tomas (17′) e Aleix Vidal (60′), i kotë goli i të zakonshmit Benzema në minutën e 71′. Blancos pësojnë kështu arritjen në klasifikim nga Colchoneros në kuotën e 17 pikëve. Në ndeshjen tjetër Elche mposhti 1-0 Celta Vigo falë Benedettos.

Provë e mirë për Baren, që ishte preferuar titullar në këtë takim, edhe pse në fakt i gjithë Espanjoli bëri mirë në pjesën e parë, duke goditur në kundërsulm me De Tomas, që realizoi avantazhin në minutën e 17. Për golin e dytë, ishte një inisiativë e Bares në minutën e 60, që nisi në fushë të hapur Vidal, që i coi shifrat në 2-0.

Benzema shërbeu sa për ti kthyer në lojë merengues, me një goditje nga jashtë zonës, por rezultati nuk ndryshoi edhe për shkak të anullimit të dy golave (Benzema dhe Hazard), për pozicion jashtë loje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *