• |
ide | kryesore

Video/ Handanovic nuk mori karton të kuq, trajneri i Sassuolos akuzon: “Përse nuk përdorën VAR-in?”

-Instant, Sport, Video



“U përpoqëm të qetësoheshim mentalisht për pjesën e dytë, por në fund të pjesës së parë djemtë u tërbuan fare. Si ta shpjegoj vendimin e Pairettos? Mund të jetë gabuar, madje edhe disa vlerësime mund të jenë të gabuara”. Me këto fjalë Alessio Dionisi, trajneri i Sassuolos, komentoi në Sky Sport, mungesën e përjashtimit me karton të kuq të portierit të Interit Handanovic pas një ndërhyrjeje ndaj Defrel.

“Duke rishikuar videot konfirmova opinionin që na u krijua në fushë – vazhdoi ai -. Na vjen shumë keq: nëse do të kishim filluar pjesën e dytë me njëmbëdhjetë kundër dhjetë do të kishim fituar. Pyes veten pse Var është aty dhe nënvlerësohet. Ka gabime e kuptoj, por jo gjithmonë duhen pranuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *