• |
ide | kryesore

Video/ PSG kthehet ‘njerëzor’: Messi, Neymar e Mbappe shohin Rennes të triumfojë 2-0

-Instant, Sport, Video



Në Roazhon Park, makina e luftës e PSG pëson zhgënjimin e parë të vërtetë të sezonit. Pas tetë fitoreve në tetë ndeshjet e para të Ligue 1, armata e Pochettinos shembet 2-0 në Rennes. Një pjesë e parë emocionuese mes dy skuadrave që u përballën me njëra -tjetrën hapur e që u mbyll me avantazhin e vendasve të firmosur nga Laborde. Gjërat u bënë akoma më keq në pjesën e dytë për parizienët, kur pas disa sekondash nga rifillimi, Tait dyfishoi rezultatin, pas një asist të autorit të golit të parë Laborde.

Messi, Neymar e Di Maria, në mbështetje të Mbappe si qulmues i vetëm, nuk mundën të bëjnë dot asgjë përballë Rennes, që bllokuan në mënyrë perfekte yjet e PSG, duke goditur në një mbrojtje, që deri në këtë pikë të sezonit ishte shfaqur e pakapshme. Tashmë Pochettino e ka të qartë se skuadra e tij mund të jetë edhe e cënueshme, e duhet të gjejë ekuilibrat e duhur, pavarësisht se vendin e parë të të tijve nuk e rrezikon asgjë, me Lens në vendin e dytë 6 distanca larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *