• |
ide | kryesore

Vrasja e 19-vjeçares shqiptare në Mal të Zi/ Qindra qytetarë dalin në protestë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qindra qytetarë kanë protestuar në Mal të Zi pas vrasjes së 19-vjeçares Shejla Bakija, 2 ditë më parë në Tuz. Protesta është organizuar nga shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të grave të cilave iu janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë.

Ata kanë protestuar para komisariatit të policisë në Tuz. E reja u vra nga bashkëshorti i saj, Ilir Gjokaj. Ai shkoi në banesën e vajzës duke qëlluar me armë këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 19-vjeçares dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i vajzës. Protestuesit bënë thirrje për një hetim urgjent të këtij rasti si dhe për vënien para drejtësisë të autorit që është ende në kërkim.

“Ne i kërkojmë Administratës Policore, Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi dhe Zëvendëskryeministrit për Sigurinë, Dritan Abazovic, të fillojnë një hetim urgjent për këtë rast të dhunës ndaj grave, i cili përfundoi me humbjen tragjike të një jete të re, pavarësisht fakti se dhuna është raportuar në polici,” – u tha në deklaratë. ©LAPSI.al

18-vjeçarja e vrarë në Mal të Zi ishte kushërira e këngëtares shqiptare -  SHQIP.com U vra në Tuz nga ish-bashkëshorti, reagon këngëtarja shqiptare: U prehsh në  paqe kushërira ime! 19-vjeçarja e vrarë nga bashkëshorti, kushërira e këngëtares së njohur



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *