• |
ide | kryesore

Dyshimet për trafik droge/ Pse u largua piloti i avionit të rrëzuar në Kelmend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një avion i dyshimtë, pa asnjë shenjë identifikimi është rrëzuar në Vermosh e ndërkohë ngjarja është mbuluar me mister. Avioni u ul rreth orës 09:00, tentoi të ngrihej pas 30 minutash, por u përplas me pishat dhe u ul sërish.

Referuar dëshmisë ekskluzive të kryeplakut të fshatit që ka bërë për Report Tv, Prek Vata ai ka thënë se 2 personat që ishin në bord janë marrë nga një makinë ngjyrë të bardhë, gjurmët e së cilët janë ende në livadh. Ai thotë barinjtë e kanë parë këtë skenë dhe kanë shkuar për t’i ndihmuar, por nuk janë lejuar.

E gjithë kjo ngjarje ngre dyshime se mund të bëhet fjalë për trafik të drogës, nisur edhe nga fakti se kryeplaku thotë se në këtë zonë ka pasur parcela me kanabis si edhe operacione nga policia për shkatërrimin e tyre.

Kush është piloti dhe pasagjeri, në çfarë ore ka mbërritur avioni? Cila ka qenë pesha e tij në fluturim? Sa karburant ka patur në serbator? Funksiononin apo jo pajisjet e transmetimit GPS, si dhe shpejtësia e fluturimit, këto janë disa pyetje që nuk kanë marrë ende një përgjigje.

Kjo skenë rikthen në vëmendje rastet e avionëve të rënë në Durrës dhe Lushnje, ku u zbulua se po përdoreshin për trafik kanabisi. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në vitin 2014, kur një avion i tipit “Piper” i drejtuar nga piloti italian, Giorgio Riformato u ul në plazhin e Divjakës, në Lushnje, për të marrë një sasi prej rreth 300 kg kanabis sativa, apo pilotin italian Guido Guidi, i cili pranoi se do të transportonte 200 kg kanabis, por në momentin e gjetjes së avionit në Ishëm në bordin e avionit nuk u gjet drogë.

Kryeplaku i Kelmendit, Prek Vata për Report Tv ka deklaruar se pilotin dhe pasagjerin ka ardhur një makinë dhe i ka marrë duke i larguar nga vendi i ngjarjes. Ai ka deklaruar se avioni është ulur fillimisht, por më pas ka tentuar që të ngjitet, por nuk ia ka dalë. Dy pasagjerët në avion, ka deklaruar ai ka ardhur një makinë dhe i ka marrë.

“Është ulur avioni, ka tentuar që të ngrihet sërish. Si pas asaj që kanë parë barinjtë, duket se ka pësuar defekt, ka rënë në një gardh dhe trung pishe, ka ardhur një makinë dhe i ka marrë ato dy personat, ka dhe shenjat e policisë. Policia është në dijeni, nuk ka shtëpia afër këtu, barinj që kanë tokën këtu. Nuk i kanë lënë barinjtë që t’u afrohen. Ka pasur kultivim të kanabisit në këtë zonë”, tha ai.



8 Comments

  1. Cfare thote znj.Kim per kete rast apo si Lu qe droga eshte zhdukur.

    Turpi dhe droga ju mbulofte gjithe jeten, se edhe ju e moret ne qafe kete popull.

    1. Po për rritjen e cmimeve cfarë thotë znj Kim????
      shqiptarët do të hanë mut me haleatin strategjik !!!!

  2. I keni parasysh ato filmat hollivudian kur burri kthehet ne shtepi dhe ne krevatin martesor , te shtrire sa
    gjere e gjate dhe ne ” long playing” gjene gruan me “kollovain” tersisht lakuriq dhe ajo i thote :
    Nuk eshte ashtu si mendon ti .
    Prandaj mos u çudisni kur tju them se nuk eshte ajo qe mendoni ju , jane thjeshte mushkonja .
    Bravo o i gjati ine . Arrite ta futesh kete vend ne “Top Ten ” boteror si shtet i narkotrafikut .

  3. Po për rritjen e cmimeve cfarë thotë znj Kim????
    shqiptarët do të hanë mut me haleatin strategjik !!!!!!!

  4. MIRËMËNGJES !

    Dhe me këtë foto Avioni me Bishtin e Kuq,

    JU UROJ NJË DITË TË BUKUR !

    1. hahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaa………….
      e bukur , shume e bukur
      hallall
      hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  5. Ka shume mundesi qe ky avion te kete sjelle vaksina por ministresha Manastirliu ka qene ne mbledhje me liderin global dhe piloti ka ikur ne drejtim te paditur?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *