• |
ide | kryesore

FIFA akord me Anglinë: nuk ka më pengesa për lojtarët e zonave të kuq… nëse janë të vaksinuar

-Instant, Sport



“FIFA mirëpret vendimin e qeverisë britanike për t’u lejuar lojtarëve të vaksinuar plotësisht, mundësinë për të përfaqësuar vendet e tyre në kualifikueset e ardhshme të Kupës së Botës FIFA dhe për t’u kthyer nga një vend i listës së kuqe sipas kushteve të karantinës së personalizuar”. Kështu FIFA, në një shënim, ngre zërin për situatën e vaksinimit dhe, pas problemeve që ishin shfaqur për ndeshjet e shtatorit, thotë: “Ne kemi punuar ngushtë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Federatën e Futbollit dhe Premier League për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme, në interesin e të gjithëve, dhe ne besojmë se kjo është një zgjidhje më e mirë për situatën me të cilën lojtarët u desh të përballeshin në shtator”.

“FIFA beson se ky është një hap pozitiv në drejtimin e duhur dhe vlerëson mbështetjen dhe bashkëpunimin e të gjithë palëve të interesuara gjatë një periudhe të vështirë – theksohet – Ne inkurajojmë vaksinimet kundër COVID-19 dhe mbështesim pozicionin e Organizatës Botërore të Shëndetit: një hyrje e sigurt dhe e barabartë është thelbësore në të gjitha vendet. Lojtarët nuk duhet të kenë akses prioritar në vaksinim, “përfundon deklarata.

Në Premier League, vetëm shtatë nga 20 klubet e kampionatit kanë më shumë se gjysmën e stafit tashmë të vaksinuar dhe dje qeveria britanike, përmes gojës së sekretarit të shëndetësisë Sajid Javid, kishte folur ashpër kundër lojtarëve që nuk ishin vaksinuar akoma: “Shumë kanë zgjedhur të mos vaksinohen dhe është zhgënjyese. Ata janë model, kështu që shumë të rinj i shikojnë ata si të tillë dhe ata duhet ta kuptojnë diferencën që mund të bëjë në drejtim të inkurajimit të të tjerëve”, tha ai për Times.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *