• |
ide | kryesore

Kartoni i kuq i munguar për Handanovic, zbret në fushë dizenjatorin e arbitrave: “Çmenduri të mendosh refuzimin për të parë Var”

-Instant, Sport



Gianluca Rocchi, dizenjatori i arbitrave italianë, ka ndërhyrë personalisht në polemikat e ditëve të fundit, që kanë përfshirë edhe Var: “Do të ishte çmenduri të mendosh që një gjyqtar refuzon të shkojë në Var, nëse e zbuloj se arbitri nuk do, atëherë ai gjyqtar nuk do të arbitrojë më – është pozicionuar qartë dizenjatori i arbitrave në Serie A dhe Serie B – Është e pamundur të refuzosh të shkosh në monitor, do të ishte e pasaktë. Megjithatë, meqenëse ka pasur episode në të cilat subjektiviteti ishte pjesa kryesore, duhet të pranojmë faktin që gjyqtari e vlerëson atë ndryshe nga shumica e njerëzve”. Duke folur për këtë, Rocchi gjithashtu iu kthye mungesës së kartonit të kuq për Handanovic në Sassuolo-Inter: “Është subjektive, duhet t’i lihet interpretimit të gjyqtarit në fushë”.

Rocchi, i cili foli në prezantimin e Var Room të ri të centralizuar, foli edhe për njësinë matëse të akordimit të penalltive: “Te penalltitë ne kërkuam të mbanim një prag shumë të lartë, ne duam penallti shumë, shumë serioze. Nëse një arbitër që shkon shpesh te VAR penalizohet? Nëse ai shkon atje dhe nuk ndryshon vendimin që duhet të korrigjohet, atëherë ai ndëshkohet dy herë. Natyrisht, nëse i humbasin dy penallti nuk do të marrë nota të plota, por nëse shkon atje dhe i korrigjon do të ketë akoma një vlerësim të mirë. Nëse nga ato dy penallti vendos të mos e japë njërën gjithsesi, bëhet një performancë edhe më shumë negative”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *