• |
ide | kryesore

Kavajë/ Arrestohet 36-vjeçari, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arkiva



Policia e Kavajës ka bërë të mundur arrestimin e një 36-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Policia bën me dije se 36-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, i ka vendosur në mungesë masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat e mësipërme penale.

Raportohet se në datën 24 maj 2020, në lagjen Nr.1, Kavajë, 36-vjeçari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. Xh, 30 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *