• |
ide | kryesore

Kriza energjitike/ Hartimi pa shifra i Ramës përballë angazhimeve të liderëve perendimorë

-Instant, Arkiva, Kryesore



Në rolin e lajmëtarit të fatkeqësive Edi Rama njoftoi të dielën se Shqipëria si një pjesëz e botës globale po kërcënohej nga kriza e rëndë energjitike që po prek botën si pasojë e rritjes maramendëse të çmimit të gazit që mund të shoqërohet më pas me kosto më të larata edhe për energjinë elektrike dhe produket bazë. Në fakt atë që kryeministri ynë zgjodhi ta bëjë një ditë pushimi liderët europianë e kanë bërë shumë më parë. Por ndryshe nga Edi Rama, i cili u soll si një analist gjeopolitik duke shpjeguar rrënjët dhe arsyet e kësaj krize, liderët perendimorë i kanë folur popullsive të tyre me shifra dhe angazhime konkrete. Lapsi.al i ka shqyrtuar ato duke i përdorsur si sfond për të kuptuar premtimet boshe të kryeministrit tonë.

Lexo me tej:

Rama pa plan/ Lajmëron krizën energjitike dhe i hap rrugë rritjes “marramendëse” të çmimeve

I vetmi angazhim që mori Edi Rama pa shifra dhe faturë konkrete gjatë fjalës së tij në kryeministri ku kamera përpiqej të jepte herë pas here madhështinë e sallës së restauruar prej nga fliste kryeministri ishte ky: “Dhe përgjegjësia e detyra numër një e qeverisë shqiptare është të mbrojë medoemos dhe sido e sado që të jetë e mundur, nga goditja e kësaj fatkeqësie të re, shtresat më në nevojë, konsumatorët familjarë, si edhe biznesin e vogël; fiks në këtë rend prioritetesh(video poshte)”. Por përkujdesja për më të varfrit familjet dhe biznesin e vogël duket një premtin në erë e krahasuar me qëndrimet që kanë mbajtur disa qeveri të tjera europiane. 

Qysh në korrik, qeveria spanjolle duke parashikuar krizën që po vinte njoftoi një ulje të TVSH -së për çmimet e energjisë me qëllim uljen e barrës mbi konsumatorët. Kjo masë vlerësohet të kostojë deri në 2.6 miliardë euro, sipas vlerësimeve fillestare.

Duke qenë se ekonomia italiane varet më shumë se 40% nga gazi, kryeministri italian, Mario Draghi, premtoi, më 23 shtator, një reduktim të taksimit, që vlerësohet deri në 3 miliardë euro,mbi faturat e gazit dhe energjisë elektrike përfamiljet dhe bizneset e vogla për tremujorin e fundit të 2021. “Në mungesë të ndërhyrjes nga qeveria, çmimi i energjisë elektrike mund të rritet me 40% dhe ai i gazit me 30% gjatë të tremujorit të ardhshëm ”, shpjegoi Mario
Draghi duke argumentuar vendimin e tij.

Edhe kryeministri Jean Castex e njoftoi në 30 shtator në televizionin TF1 që rritja e çmimit të rregulluara të gazit do të ishte masa e fundit. Ndërkohë që ministri i financave, Bruno Le Maire konfirmoi dhënjen e një çeku për 100 eurosh për gjashtë milionë familje në nevojë. Një masë tjetër e qeverisë franceze që kishte parashikuar rritjen me 12 të çmimit të energjisë është ulja e kësaj shifre në 4.4% njoftoi Ministrja e Tranzicionit Ekologjik, Barbara Pompili.

Shembujt janë të shumtë, por Lapsi.al i solli këto të mësipërmet vetëm për ilustrim për ti treguar lexuesve se si u flasin shefat e qeverive të vendeve serioze publikut të tyre. Në vend të angazhimeve dhe shifrave konkrete Rama u mundua ta kalojë lumin me propagandë.

“Tanimë besoj se të gjithë ju, të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, i keni provat se ne as nuk rrëzohemi, as nuk dorëzohemi përballë sfidave të rënda të kësaj natyre.

Kini besim të plotë, siç kam edhe unë besim të palëkundur, se siç ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, do t’ia dalim edhe kësaj sfide të madhe me energjinë” tha ai të dielën. 

Por edhe në krahasimin me pandeminë shembulli i tij nuk është aspak optimist. Shqipëria ishte vendi i fundit në rajon për ndihmën ekonomike të thënë për kokë dhe paketa e trete e premtuar nga qeveria për ata që humbën punën u nuk u dha kurrë. 

Dhuratat për oligarkët/ Pse jemi të fundit për ndihmën e atyre që u prekën ekonomikisht nga pandemia

Aq më tepër që sikurse treguan shifrat zyrtare shqetësimi për shtresat në nevojë ishte vetëm një fallcitet. Një investigim i detajjuar i BIRN vërtetoi në bazë të shifrave, se një grup i vogël oligarkësh, kryesisht klientë të tenderave dhe koncesioneve të qeverisë, u bënë përfituesit e mëdhenj të garancisë sovrane, njërës prej skemave të subvencionit që qeveria aplikoi për të zbutur pasojat e krizës në ekonomi.

©Lapsi.al

 

 



25 Comments

  1. Po pse nga ky injoranti do presim ne …… normalisht duhej po meqe si profesion ka pikturen zhgarravine, ashtu mendon se behet ekonomia, shendetesia, arsimi dhe drejtesia.

  2. Do kete nje page lufte si per pandemine, natyrisht ne shifra shume me te ulta dhe pike. Pastaj ju pretendoni te flase me shifra nje person qe do duhej te fliste me ngjyra, por qe as ngjyrave nuk ia ka idene. Shifrat i diskuton vetem kur jane leke per t’u ndare, ne te kundert as qe merret me to. Shkoni e shihni tek Pandora Papers mos ka ndonje emer, ajo eshte me e rendesishme

  3. edhe enveri …ne fjalime..argumentonte me mire pasi ishte ne sinkroni me kohen: ndarja Lindje vs Perendim. Kurse ky esht anakronik komplet!

  4. Ne çdo qeveri ne boten perendimore mund te gjesh qe nje gjeolog mund te behet minister i brendeshem , qe nje inxhinier mund te behet minister i kultures , qe nje agronom mund te behet minister i mbrojtjes por kurrsesi nuk do te gjeni qe nje minister financash te mos jete financier , biles financier me minimumi njezetvjet eksperience apo ish drejtora te bankave te pergjithshme te shteteve respektive . Ndersa ketu tek ne ndodh qe ti ve mesuesin e anglishtes per minister financash dhe pastaj pyet veten pse gjerat shkojne anapolla ? Ti ve “ezmerin” e gjirokastres si minister financash , ku perveçse anglishten e ka me te dobet se vete i gjati ine , por akoma me keq eshte se si karakteristika te tija dalluese jane : hajnia , pedofilia dhe perversiteti .
    Kesaj i thone te vesh per kuzhinier b*then dhe te presesh gatime me “pese yje” .

  5. Po a mund te krahasohet i piktor, qe me shifra vetem per numrat ngjyrave i ka perdor, edhe ato me pikpyetje ai din apo jo.

  6. Ceku I bardh I liri demokracis asht zgidhja qy gjith shqiptaret t mos pagujn drita dhe asnji fatur.Ceku I bardhe o hero gjith shqiperia ty te do. ◻️

    1. Meqe ti je kunder cekut te bardhe, a po ma paguan edhe mua shtesen e dritave. Hajt se per partine tende po e ben pagesen. Duhet te ndjehesh i gezuar ti i ores 16:39

  7. Paulini tashme po i perdhunon shqiptaret barbarisht, mendoni qe sapo ka filluar mandatin e trete, imagjinoni si do jete ky vend ne mandatin e tij te katert, peste e me radhe derisa sa te vije Zaho ne fron.
    S’kemi pare gje akoma!!!

      1. Doktori me bashen na kujton shokun enver qe zbuloi poliagjentin mehmet shehu pasi bashkepunuan per 35 vjet.Rama ka fryk bashkimin e doktorit me bashen sepse ata te dy se bashku do bojn megacunamin qy do fshij komunistin edvini i zi nga pulitika.

    1. O te q…sha SHQUP-in. Lulka me SHQUP-in jane pjese e lojes o 18:12. Ju komunistat keni nje te mire, per partine jepni cdo gje. Edhe femijet i lini pa buke dhe i ngopni me nje rrofte partia

  8. Ben sikur eshte i zymte, por lajmet e zeza per te jane ushqim i shpirtit te zi qe ka ! U ka thene dikur disa gazeteve kur ishte ne pushtet ishte PD; se shqiptaret kot e shajne Berishen, “se po te isha une kryedoç, do ti beja te iknin duke u kacavjerrur neper tela” Kjo eshte vertetuar qe ne muajt e pare te vjedhjes se votave qe beri! Qen i sinqerte deri ne nje fare mase! Ky eshte i keq deri ne asgjesim, ky po kerkon te shbeje Shqiperine dhe shqiptaret, kjo llumetire eshte nje sociopat toksik, ( se ç’eshte nje sociopat toksik shkoni e shiheni ne google dhe aty do gjeni portretin e kesaj qenie te keqe pa find….ane) Ky hajdut ka vjedh e vjedh aq shume saqe nuk ka me nevoje te vjedhe edhe pse do ti marre ne boten tjeter ( mendon gomari se nuk do vdese kurre) , por vazhdon vjedhje sepse do ti ngordhe per buke shqiptret se vetem ti shohe duke vdekur kenaqet qeni bastard, dhe ne te njeten kohe me parate e vjedhura blen ambasatucet, dhe noj gazete te huaj siç beleu Bild qe permtoi se do te publikonte pergjime te tjera dhe shkoi vete hajduti i davariti gazetaret “miq te tije qe hengri darke me ta dhe çdo gje u sqarua”, pra pergjimet e tjera qe nuk u publikuan, u paguan…. Do thote noj budalla se gjermont nuk blehen ketij i them nje thenie te Napoleonit; -“Nuk ka njeri qe nuk shitet, varet sa ja ve çmimin vetes” Kete hajduti e di mire dhe e ka vertetuar qe diten qe e pruri ne politike Nano me thoj te palare, dhe ka moton e tije si asnje tjeter kryehajdutminister ne bote:! Poshte qeni hajdut e trdhetar!

  9. Fatmir Mediun si njeriu që akuzohet se bëri letrat për biznesin në Gërdec, por edhe për të hetuar rreth protagonistëve të tjerë, të cilët u shmangën nga hetimet në 2009.

    Bëhet fjalë për Sali Berishën me të birin Shkëlzen Berishën. Ndjekja e të gjitha fijeve të provave, të cilat u injoruan nga prokuroria në 2009, të çojnë drejt Sali dhe Shkëlzen Berishës

  10. Mire thote me termetin (ku emergjencat civile skishin as doreza pune ,as kazma e lopata..,ku nje familje u shua se mungonte nje vinc per ti shpetuar duke ndenjur ore te tera mbi cati ) po ja del duke na futur qindra milione euro ne borxh (kuptohet duke nxjere dhe ndonje 20% per vehte nga fatkeqesia e popullit) . Me pandemine ja doli duke shenuar nja 15000 viktima por duke i fshehur shkaqet e vdekjes dolen 2600 te vdekur. Edhe ketu me tendera korruptive,me teste qe ju vinte pergjigjja pas vdekjes ,ose pas nje a dy javesh. N.q.s keto jane ‘ ja dolem Mire” kjo krize do na shkateroje fare,

  11. Përgjigja e z. Blinken ishte e shkurtër, me gjuhe lakonike:”..anëtarët e Kongresit mund të drejtohen në Zyrën e Departamentit të Shtetit për Çështjet Legjislative.”. Kongresmeni shkoi, pa dhe heshti!.. I ranë bateritë. E si mund të anashkalohet ky detaj shumë i rëndësishëm?!Zaho zagari i salihut mos u merzit,ruaj veten nga haloperidoli

  12. Kjo është nje krize e sajuar “energjetike” siç u sajua “pandemia e korones” nga forcat e errëta. Nuk ka ndonje krize, gjithçka është artificiale.

    Tani thjesht po bëhet lajmërimi qe neve o popull do ja u fusim sa krahu. Se ku do te dalin do ta shohim shume shpejt, por mos prisni asnjëherë ndonje gje te mire prej ketyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *