• |
ide | kryesore

Ambasadorët perendimorë si ata sovjetikë dhe kinezë në kohën e Enverit

-Instant, 1, 2, Ide



Në artikullin “Të luftosh Berishën për të fuqizuar berishizmin” kam shkruar se qëndrimi i Lulzim Bashës dhe i shumëve që e mbështesin lidhur me përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar është një hipokrizi e katërfishtë ndaj Berishës, amerikanëve, shqiptarëve dhe vetvetes (linku poshte). Në funksion të kësaj loje të traditës kulturore shqiptare, ku hipokrizitë dhe gënjeshtrat janë të ndërsjella, është ngritur me kohë një makineri e madhe manipulimi që punon për të na bërë të jetojmë me hir dhe pahir ngjashëm me mënyrën e jetës në “gënjeshtrën e madhe” që na detyroi të jetonim propaganda komuniste. Kësaj here filmi i prodhuar nga “Kinostudio Shqipëria e Re Kapitaliste” është ai me temë: “Rilindja e PD-së dhe e Shqipërisë fillon me vdekjen e Berishës”.

Lexo me tej:

Lubonja: Si bashkëpunuan Rama dhe amerikanët për eleminimin e Berishës

Po jap vetëm disa argumente pse flas për gënjeshtër e hipokrizi:

– Sepse momenti i kulmit të mbështetjes amerikane ndaj qeverisë, nëpërmjet goditjes së opozitës, po kërkohet t’u shitet shqiptarëve shpresëhumbur si moment i shpresëgjetjes te një opozitë pa Berishën që do të fituaka kësisoj mbështetjen e Amerikës në luftën e vërtetë ndaj korrupsionit të Ramës. Thënë ndryshe, sepse politikën e Ramës “përça dhe sundo opozitën me ndihmë amerikane” për të fuqizuar sundimin (bashkë me këtë edhe krimin e korrupsionin) po kërkojnë të na e shesin si politikë amerikane që synon aleancën me opozitën “e pastruar” në luftë të përbashkët kundër korrupsionit të Ramës.

– Sepse, ndonëse edhe më naivi e kupton se përçarja e ka dobësuar dhe do të vazhdojë ta dobësojë opozitën, kërkojnë të na mbushin mendjen se dobësimi do të jetë i përkohshëm me argumentin se ishte e domosdoshme që PD t’i nënshtrohej operacionit të heqjes së një tumori malinj dhe se, pasi të bëjë kimioterapinë dhe radioterapinë Rama-Kim-SPAK, më në fund ajo do të rilindë.

– Sepse bëjnë sikur nuk e shikojnë se kjo “kurë” jo vetëm do ta lektisë, por mund ta vdesë fare PD-në (veçanërisht kur sheh se disa ngulmojnë se pas metastazës “Berisha” duhet të hiqet edhe metastaza “Basha”); pra, sikur ta kenë harruar atë që deklaronin deri dje se përballë opozitës është një kundërshtar që ka kohë që kërkon ta “kurojë” kësisoj jo vetëm çdo opozitë të vërtetë, por edhe çdo zë kundër dhe që i ka tashmë në dorë thuajse të gjitha mjetet kirurgjikale për ta realizuar qëllimin e tij.

– Sepse predikojnë se largimi i Berishës së keq do t’i heqë Edi Ramës alibinë e të qenët e keqja më e vogël që e mban në pushtet, ndërkohë që po të dëgjoje se çfarë thoshin kur hynë në çadër apo kur lanë mandatet shkakun e qëndrimit të Ramës në pushtet e lidhnin me të qenët e tij super më e madhe në krye të sistemit të grabitjes së votës nëpërmjet oligarkisë e krimit të organizuar çka, gjithë sipas tyre deri dje, e provoi edhe masakra e fundit zgjedhore.

– Sepse bëjnë sikur besojnë se pa Amerikën nuk fitohen zgjedhjet, megjithëse e dinë se historia e këtyre 30 vjetëve ka treguar të kundërtën dhe sikur nuk e shohin se reagimi i shumicës së shqiptarëve në këtë rast, jo vetëm brenda PD-së, tregon se ata nuk janë aq budallenj sa ç’kërkojnë t’i bëjnë, gjë që e kanë treguar edhe në rastin e tentativës amerikane për të sjellë armët kimike siriane.

– Sepse manipulojnë me përdorimin e fjalës “fitore” që do të ardhka pas katër vjetësh në sajë të moderacionit dhe urtësinë parlamentare të këshilluar apo diktuar nga amerikanët, duke i cilësuar protestat, veprimet e forta që kanë organizuar deri dje mbi fjalën “fitore”, si gabime të diktuara nga Berisha. Me fjalë të tjera, kastrimin që po u bën Rama sot me bisturi amerikane si vazhdimësi e atij që u ka bërë më herët me oligarkët e kapur prej tij – duke u ulur besimin e popullit të Astirit, të Kukësit etj., e për pasojë mbështetjen e fuqishme popullore në protesta si i vetmi mjet i vërtetë për të rrëzuar këtë regjim – po duan të na e shesin si rritje të potencës dhe të fertilitetit.

– Sepse bëjnë sikur nuk shohin e dëgjojnë se argumentet pro Basha mbështeten nga të gjithë ramistët që deri dje e kanë akuzuar Bashën si njeri “të paaftë”, që “fle gjumë”, “i korruptuar”, “humbës i lindur” etj., etj. Thënë ndryshe, bëjnë sikur nuk e kuptojnë se skenari i filmit “Rilindja e PD-së dhe e Shqipërisë fillon me vdekjen e Berishës” i ka zyrat te rilindja e PS-së.

* * *

Ironia e historisë është se për ta bërë më “të vërtetë” gënjeshtrën e këtij filmi po kontribuojnë edhe ambasadorët euro-amerikanë, njëlloj siç kontribuonin për “gënjeshtrën e madhe” të regjimit komunist ambasadorët sovjeto-kinezë. Fakti është që skenari i këtij filmi ka filluar të ideohet e shkruhet që kur, paradoksalisht, dyshja ambasadoriale LuVllahutin i kërkonte prokurorit Llalla të arrestonte Berishën dhe Metën, me idenë se kjo mund të shitej si sukses i madh i Shqipërisë që do ta fuste atë në Europë – ndërkohë që këta ambasadorë mbyllnin sytë ndaj shifrave të rritjes së korrupsionin që jepte “Transparency International” gjatë qeverisjes Rama, ndaj rritjes dramatike të azilkërkuesve në vendet e BE-së dhe kur fushat me kanabis që po kaplonin Shqipërinë u dukeshin si fusha me grurë.

Andi Bushati: Shtatë alibi të mbrojtësve të Bashës kundër Berishës

E di që në këtë pikë do të më vërsulen me pyetjen: ç’është kjo marrëzi, çfarë interesi paskan vende demokratike si SHBA apo të BE-së të mbrojnë një regjim duke dobësuar opozitën e tij?! Meqenëse i kam dhënë shpesh disa nga argumentet e kësaj mbrojtjeje, po u përgjigjem me një pyetje: çfarë interesi kishin amerikanët të mbulonin për njëzet vjet dështimin e shpenzimit të 300 milion dollarëve në ditë në Afganistan? Gjithsesi, përtej interesave të SHBA-së dhe BE-së, gjykoj se interesi kryesor i shfaqjes së këtij filmi është i brendshëm dhe përgjegjësia është jona.

Ai kërkon t’i zgjasë jetën këtij regjimi nëpërmjet mbulimit kriminal të faktit se “tumori” që kërkojnë t’i heqin opozitës për ta “shëruar” është vetëm një metastazë sekondare në trupin e Shqipërisë; se ky tumor e ka qendrën e tij gjeneruese në sistemin që komandon partia në pushtet, nëpërmjet së cilës ai ka kapluar shtetin, ekonominë, krejt shoqërinë dhe se ai nuk kurohet me operacione fasadë kirurgësh amerikanë, por nëpërmjet kurash të tjera të cilat njerëzit e PD-së nuk janë në gjendje as t’i gjejnë, as t’i aplikojnë, pasi janë brenda tumorit edhe vetë. E prandaj, disa me vetëdije e të tjerë ndoshta pa vetëdije kanë zgjedhur të bashkëpunojnë në prodhimin e filmit “Rilindja e PD-së dhe e Shqipërisë fillon me vdekjen e Berishës”, me regji dhe skenar të Edi Ramës dhe aktorë kryesorë Yuri Kim, Lulzim Basha, Sali Berisha etj.

Panorama.al



32 Comments

  1. Sepse janë po e njëjta kastë që rrjedh nga gjaku i prishur që ka mbajtur pushtetin me ndihmën e të huajvë si me Serbët e Popoviçit, Jugosllavët e Titos, Sovjetikët e Stalinit, Kinezët e Maos, Grekët e Papandreut me shokë, Turqit e Erdoganit, dhe tani me rrjetin Sorosist Amerikan dhe Europian, e kush e di se me kë do mbajnë pushtetin pas tyre, ndoshta me Kinën Xi Pingut ose me ndonjë Emirat Arab.

    Këto janë të gjitha pasojat kur popullit Shqiptar lirinë ja kanë dhuruar dhe nuk e ka fituar me forcat e veta.

    Ambasadorët dhe emisarët e huaj do vendosin dhe ndihmojnë çdo regjim që do instalohet këtu derisa të rikthejmë dinjitetin, sovranitetin dhe të heqim ndenjën e inferioritetit, ato kanë pushtet e ndikim përsa kohë të kenë interes Shqiptarët dhe ta mendojnë ndërhyrjen e tyre si parimore dhe hyjnore…..

    1. Fillimisht, Lubonja mu ka duk komplet budall. Por me pas kam arritur te kuptoj me mire. Eshte super i zgjuar por i rrethuar me mediokerr apo media servile. Ai ben zbulime te mrekullueshme. Psh., ne rastin konkret, ai terheq vemendjen per dyshen Lu dhe Vllahutin. Te cilet ndikonin ne menyre te paligjshme, korruptive, tek Prokurori i Pergjithshem i kohes per te arrestuar Berishen dhe Meten. Pra, per te avancuar projekte ose operacione jo legale dhe aspak transparente. Thellesisht kriminale dhe te denueshme si ne Shqiperi ashtu dhe ne vendet nga vijne. Po cfare ndodhi? Ne vend te pushonin, ato avancuan ne nje tjeter projekt, me te madh. Ate te gjoja reformimit te drejtesise. Duke hequr kompetencat e Presidentit, pasi Nishani e me tej Meta do te ishin ne detyre per 7 vite, do te hiqnin kompetencat e Prokurorit te Perhershem, madje dhe vete kete, do te asgjesonin Prokurorine per Krimet e Renda, pasiqe ishte me dosje te tenda dhe serioze per qeverisjen e z. Rama, etj. Z. Lubonja e zbulon kete fare thjeshte. Mjerisht per te dhe per ne, duke qene se shteti eshte i kapur, asnje nuk pyet me per te verteten. Faleminderit z. Lubonja.

  2. Ambasadoret kane qene e do jene gjithmone Guvernatore ne Albanistan sepse jane vete albanistanasit qe ua japin ate status te Guvernatoreve.
    Hapet edicioni i lajmeve ne stacionet televizive kombetare me super-lajmin : Ambasadorja Kim hipi ne Korab!
    Gjeni o njerez te mire ndonje qoshe globi tek zulute afrikane apo beduinet australiane qe kjo te ngjase me Ambasadoret, pra!

  3. Nuk i heq as edhe nje presje shkrimit tend i nderuar z.Lubonja . Shume vete ne “betejen” Berisha –Basha jane me Berishen jo sepse duan Berishen te rikthehet por se tek ai shohin te vetmen shprese per ndryshimet e domosdoshme e imediate te statusquose (ku nje nga shkaktaret eshte vete ai) . Militantet e duan Berishen sepse jane te bukosur nga koka dhe shohin vetem bardh e zi , nje pjese tjeter e do thjesht sepse ndjehen te djathe dhe midis dy te “keqijave” zgjedhin te perfaqesohen me te “keqin” e tyre , nje pjese tjeter e elektoratit e do sepse mendojne se ai ka bere disa gjera te mira , por pjesa me e madhe me dhe me inteligjente e duan sepse pavarsisht gjithçkaje , pavarsisht gabimeve apo fajeve te tij , tek ai shohin shpresen , shohin ndryshimin .

    Une personalisht , qe nga 2010 e deri para “non grates” se tij , kam qene nje nga kritiket e tij me te medhenj. Por sot shoh se ndaj tij eshte punuar padrejtesisht dhe tinzarisht nga “urithet” Rama & Basha ne menyre qe te tregojne se shkaktari i ketij korrupsioni dhe statusquoje eshte vetem dhe vetem Berisha . Me nje gur vrasin dy zogj , gjeten shkaktarin e fatkeqesise por edhe vete dalin me te pastruar nga makatet e pafundme te tyre dhe gjithashtu komandojne te pashqetesuar edhe per afro nje dekade tjeter . Berisha ka mekatet e tij , por kursesi nuk mund te krahasohen me korrupsinonin e shfrenuar te te gjatit tone dhe me tinzarine dhe pergjumjen e qullashit Basha . Une jam me Berishen jo qe ai te rikthehet ne politike por jam me te , sepse duke luftuar per te pastruar figuren e tij , sepse duke luftuar per te ndrequr gabimet e tija , ai mbetet e vetmja shprese per mobilizimin e masave dhe nepermjet tyre te beje ndryshimet minimale te domosdoshme per ta larguar nje here e pergjithmone statusquone dhe tranzicionin e stergjatur . Thuhet se e mira nuk ka fund por qe edhe e keqja nuk ka fund . Prandaj une jam me Berishen , sepse dua ti them STOP se keqes maramendese ku na ka degdisur i gjati ine , sepse dua ti them STOP nomenklatures dhe administrates kriminale e super te korruptuar , sepse dua ti them STOP ketij narkoshteti .

    Amerika nuk eshte ndertuar mbi persona apo grupim personash qe lobojne per interesa te tyre , amerika eshte ndertuar mbi lirine e fjales e te mendimit , demokracine dhe drejtesine . Per kete arsye une jam me Berishen dhe nuk kopmleksohem kur me thone se je kundra amerikes , sepse sot te jesh me Berishen do te thote te jeshe me proamerikani qe ekziston .

    P.S. Dua te flas dy fjale edhe per protestat e “armeve kimike” .Shoh se flitet shpesh per protesten ndaj armeve kimike si nje sukses apo si nje “jo” ndaj amerikes . Une kam qene pro tyre athere dhe ndjehem mire sot qe koha me dha te drejte . Por le ti bejme nje arsyetim gjithe asaj “messa in scena” nga i gjati ine . I gjati ine nuk na tha se cilat ishin kushtet apo kontrata qe kishte bere me Ameriken , nuk na tha se ç’perfitonim dhe se ç’humbisnim , ai gjithashtu nuk na tha pse ju autopropozua amerikaneve dhe ne fund nuk e mbajti fjalen por organizoi gjithe ate “messa in scena” ?
    Gjithsesi u fol se bashke me shkaterrimin e armeve kimike siriane do te pastroheshin kimikatet e Laçit , Fierit , Durresit , e shume qytete te tjera ku kishte mbetje te tilla te rrezikshme qe me gjithmend demtonin dhe po na demtojne pa mase shendetin tone edhe sot e kesaj dite qe ne po flasim . Me sa mbaj mend u fol gjithashtu se USA do merrte persiper gjithe borxhin tone te jashtem (apo gjysme e tij) . U fol edhe per shume perfitime te tjera por asnjehere nuk na u tha nga i gjati ine se shkaterrimi i ketyre armeve do behej ne det te hapur . A e mbani ment se kush shtete na dolen kunder , biles edhe kercenuan me preteksin se rrezikoheshin edhe vete ata nga nje shperthim i mundeshem ? Ishin Greqia dhe Italia . A e mbani mend se ku u be shkaterrimi i armeve kimike ? Ne Greqi dhe Itali dhe pikerisht ne ujrat detare te Kretes dhe Ankones , 50km larg tokes. Lind pyetja : Po ne nuk demtoheshim ne rast te ndonje avarie ?
    Tung dhe respekte te gjithe Shqiptareve kudo qofshin !
    Respekte per Ju z.Lubonja !
    Respekte per te gjithe opozitaret e pushteteve !
    Respekte per te gjithe ata qe sot jane mbeshtetes te Berishes!

    1. Amerika eshte nje shtet fashist korporatist feudalist oligarkik ku eshte vdo gje reklame dhe propagande. Leri pordhet e kushtetutes se para 250 vjeteve se AIPAC e ka dhjere me kohe kushtetuten

  4. ORE KY YMER GELBAZA KELLIRA QKA U BERI ME DOSJEN E EDI RAMES DHE BABAIT TE TIJ KRISTAQ RAMEN-GREGU DUHET TE DI SE KUSH ESHTE BABAI I TIJ ! thotë:

    ZOTI LUBONJA TANI PRISNI KUR EDI RAMA TI HUDHE ZAGARET E TIJ PER SULMUAR JUVE ,YMER GELBAZA KELLIREN,FRROK CUPIN,CARLO bOLEN BOLINO DHE BATON HAXHIUN-KESHTU KETA ZAGAR TE TREDHUR NGA BOLET E SULMOJN EDHE ALBIN KURTIN DHE VJOSA OSMANIN

  5. Respekt per ShBA qe cliroi kosoven nga kelyshet serbe te rusit dhe shpetoi Shqiperine ne 1920 nga copetimi I funderrinave shoviniste serbe dhe
    greke.Rama,saliu,Luli,Albini, etj jane figura politike te perkoheshme ndersa fuqia e ShBA ne perkrahje te kombit arberor do vazhdoje.Ndersa funderrinat qe punojne kunder interesit te ringritjes se hapesires arberore nuk meritojne as edhe nje pordhe.

    1. Amerika eshte nje shtet fashist korporatist feudalist oligarkik ku eshte vdo gje reklame dhe propagande. Leri pordhet e kushtetutes se para 250 vjeteve se AIPAC e ka dhjere me kohe kushtetuten

  6. Kam qene gjithmone me kete mendin. Amerika shikon tek rama vasalin e bindur karshi interesave amerikane Njelloj si otomanwt qe linin vasal ne krahinat ilire dhe amerikanet kane zgjedhur vasalin e bindur dhe na tregojne ne perralla me lifte kunder korrupsionit. Kush demton interesat shqiptare ai qe ka pas here korrupsion apo ai qe eshte ne pushtet dhe po e ben korrupsionin galopant e kriminalizon shtetin duke dhene karriket e pushtetit personave te inkriminuar

    1. Amerika nuk cliroi asgje o trap. Amerika ja shiti jugun Italise. Shqiperine e cliruan rilindasit tane/ Amerika mne vitin 1945 fomte ta zhdukte Shqiperine ku veriun tia jepte jugosllavise dhe jugun Greqise. Kurva te suflaqeve sorrosiane

  7. Amerikanet dolen Haptazi tani sepse Rusi dhe Kinezi po mundohen te futen ne Shqiperi dhe te kryejne investime te medha rrenjesore ne Sqhiperi ashtu sic po i Kryejne ne shume vende te tjera dhe Amerikanet i ka zene paniku qe SAhqiperia do ju ike nga duart, Ne asnje tjeter vend sado te humbur te Botes nuk ka ndodhur qe te vidhen dhe te grabiten SHqiptaret kaq haptazi dhe te shkaterrohet cdo gje nga Amerikanet dhe populli Shqiptar ti doje kaq shume. Kjo rrjedh nga difekti gjenetik qe ka shumica e ketij populli dhe infierioritetin ndaj te huajve por dhe nga media e shitur qe jua shiste Shqiptareve mutin per embelsire. Kete pune e kane bere organizatat jo qeveritare te huaja me ne krye Sorrosin ne Shqiperi. Por kembanat po bien dhe njerzit po zgjohen dhe kjo i ka fut friken ne palce Amerikaneve dhe ata po mbeshtesin nje diktature te hapur duke i bere me shume dem vetes tani sepse Shqiptaret tashme shumica jane kthyer ne Anti Amerikane dhe Anti qelbesirrllek. Koha per ti zhdukur te huajt dhe veglat e tyre ne pushtet

    1. Albatross – Difekte gjenetike te sa temes. Nese felt per veten, mire ben. Qe je me difekte ne koke, e dime, por mos mendo se i gjithe populli eshte si ti. Idiot 1000%.

  8. Fatmir Mediun si njeriu që akuzohet se bëri letrat për biznesin në Gërdec, por edhe për të hetuar rreth protagonistëve të tjerë, të cilët u shmangën nga hetimet në 2009.

    Bëhet fjalë për Sali Berishën me të birin Shkëlzen Berishën. Ndjekja e të gjitha fijeve të provave, të cilat u injoruan nga prokuroria në 2009, të çojnë drejt Sali dhe Shkëlzen Berishës,ti me shume xxxxxxxx jepi salihut dhe lubonjes se enverit dite nga jeta jote e mjere o shpellkar

  9. Mr.Lubonja ke bere nje zbulim te rralle sepse poplli ine ka kenduar me te gjitha veglat muzikore dhe rrethanore te huajve.
    Greqisht,italisht,serbisht,frengjisht,anglisht,rusisht,kinezce jane gjuhet qe poplli ine poliglot ka kenduar biles me harpe,lahute dhe fizarmonike,sip[as rasteve edhe polifoni me zera kafshesh.

  10. Fillimisht, Lubonja mu ka duk komplet budall. Por me pas kam arritur te kuptoj me mire. Eshte super i zgjuar por i rrethuar me mediokerr apo media servile. Ai ben zbulime te mrekullueshme. Psh., ne rastin konkret, ai terheq vemendjen per dyshen Lu dhe Vllahutin. Te cilet ndikonin ne menyre te paligjshme, korruptive, tek Prokurori i Pergjithshem i kohes per te arrestuar Berishen dhe Meten. Pra, per te avancuar projekte ose operacione jo legale dhe aspak transparente. Thellesisht kriminale dhe te denueshme si ne Shqiperi ashtu dhe ne vendet nga vijne. Po cfare ndodhi? Ne vend te pushonin, ato avancuan ne nje tjeter projekt, me te madh. Ate te gjoja reformimit te drejtesise. Duke hequr kompetencat e Presidentit, pasi Nishani e me tej Meta do te ishin ne detyre per 7 vite, do te hiqnin kompetencat e Prokurorit te Perhershem, madje dhe vete kete, do te asgjesonin Prokurorine per Krimet e Renda, pasiqe ishte me dosje te tenda dhe serioze per qeverisjen e z. Rama, etj. Z. Lubonja e zbulon kete fare thjeshte. Mjerisht per te dhe per ne, duke qene se shteti eshte i kapur, asnje nuk pyet me per te verteten. Faleminderit z. Lubonja.

  11. Historikisht shqiptaret kane qene e jane nje popull patriakal. Fisin e familjen e drejton me i madhi e me i forti. Dhe si patriarkal eshte normale qe shqiptaret te perceptojne ambasadat e shteteve te medha si i pari i fisit, sidomos kur keta ambasada perfaqesojne shtet qe marin vendime ne bote . Ne Shqiperi kane ambasada dhe shtete te vegjel dine gje qe shqiptaret i respektojne dhe i vlersojne? Keshu qe Lubonja ti vendose kembet ne toke e te mos shkruaj pamflete jashte realitetit psiqik te shqiptareve. Po me te njejten mendesi militante te PD i shkojne mbrapa Berishes, se te ai shikojne e ndjejne njeriun e forte, ai i cili mund tju jape buke e uje. Primitivitet e injorance apsolute! Por ky eshte realiteti jone, pranojeni!

    1. Psikopatlleqe po shkruan ti sepse dhe Afganet, Cecenet, Jemenet, Vietnamezet, Somalezet jane shoqeri shume tribale por te huajt si pranojne dhe i luftojne

    1. po pse ndodh kjo ?

      sepse rama eshte i njejte si udheheqja e diktatures

      dua te them qe ambasadori sillet ashtu si ja lejojne, nese rama ka plane te tjera , kerkon dhe lejon ne kembim , ndodh qe ambasadoret behen te padurueshem dhe te peshtire

      kjo ska lidhje me ameriken , kjo eshte pune zyrash, dhe shqiperia eshte bishti i kavallit. perndrsyhe asnje ambasador sdo ia lejonte vetes te sillej keshtu ne vende me rendesi dhe partnere

      ke degjuar ti lajme ne turqi psh qe ambasadori amerikan pi birra me kryetarin e stambollit ?

      as kryetari i stambollit sdo e as ambasadori sdo

      ketu del lali eri pi birra me kimeten , shfaqje e shmetuar sa ska , dhe mediat kazan dhe rrjetet socilae manipulojne dhe e shpallin si perkrahje ….

      dalja eshte thjesht show pasi objektivat per shqiperine jane minimalistik ne state department.

      Kimetja ka zgjedhur te beje show
      Ndryshe nga ambasadoret kinezet dhe sovjetiket te cilet perfaqesonin fuqi boterore kunder perendimit dhe rendit kapitalist, dhe veprimet e tyre ishin politike shteterore per lartesimin e marksizmin komunizmin suksese etj te rendit socialist dhe sistemit komunist, pra sjelljet e ambasadoerve kineze dhe sovjetike ishin ne funksion te ceshtjeve madhore te ketyre fuqive, kimetja nuk e ka politike te amerikes dhe as objektiv state department te pije birra me lali erin aspak! apo te pije kafe me pleqte e fshatit Vuno!!!
      Ne periudhe te ndryshme ka patur ambasadore serioz ne shqiperi sidomos me periudhen e kosoves dhe me pas si James Jeffrey apo Marcie Ries.

      Sjellja e e peshtire e Kimetes ne mungese te nje objektivi madhor te USA , na con ne nje perfundim logjik , tipik amerikan, per te shpjeguar arsyen:
      perfitim monetar!

      Ne amerike askush nuk ben asgje gratis/free! Kimetja nuk ben asgje falas per Edi Ramen.

      Ambasada ne Tirane ka kohe qe eshte kthyer ne nje zyre pa pike interesi real per USA, me tipa si Lu peshkatarin, me leyal moses one qe ishte e emeruar ne pune per 3 vjet pa ambasador dhe me kimeten, dmth pa pike interesi.

      shqiperia eshte pa interes per USA, kjo lejon qe zyrtaret te peshtirosen per leke

  12. Përgjigja e z. Blinken ishte e shkurtër, me gjuhe lakonike:”..anëtarët e Kongresit mund të drejtohen në Zyrën e Departamentit të Shtetit për Çështjet Legjislative.”. Kongresmeni shkoi, pa dhe heshti!.. I ranë bateritë. E si mund të anashkalohet ky detaj shumë i rëndësishëm?!Shpellkaret zagar të salihut shajne nga fytyra ambs,kur keta qe ne jeten e tyre nuk kane pasur asnjehere fytyre

  13. Çfarë thoshte Pjetër Arbnori për Berishën, para se të vdiste: Cari i PD-së më ka lënë pa punë, pa rrogë. Ai është përjashtues

  14. Pas vlerësimit nga komisioni i tenderit, ku merrnin pjesë OST, KOST, si dhe konsulenti gjerman ‘Intech Gopa’, fitues i tenderit u shpall kompania kroate ‘Dalekovod’”, tha burimi i besueshëm i gazetës.

    Por, pas emërimit të drejtorit të ri të Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST), Arben Ibroja, ish-truprojë e Sali Berishës, dhe ish-drejtori i Doganës së Durrësit, ky projekt mbeti nën mëshirën e kohës.

    Ibroja, udhëzuar nga Sali Berisha, bllokoi këtë projekt për një kohë të pacaktuar.I shkreti ti o byrektor shpellkar qe vite te tera qe ha mut salihu

  15. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë

  16. “E vërteta për Evi Kokalarin”/ Rrëfimi i Geri Kokalarit për ‘trampisten’ e Berishës: Babai i saj në komunizëm mburrej me Enverin dhe kishte lidhje me Saliun

  17. Gjekmarkaj sulmon hapur Berishën: Boll fole nëpër “Foltore” se këtë punë ke ka 30-vjet, na ke trazuar ne demokratëve të vërtetë pro-amerikanë

  18. Unë kam besim se ti do të fitosh, siç ka ndodhur gjithmonë. Këtë besim ma shton edhe prania në krahun tuaj e profesorit me të ardhme të ndritur z. Tritan Shehu. Vetëm një gjë më trishton. Edhe pse gjallë dhe i fortë, kundër teje po dalin mjaft bij të tu. Merre me mend çfarë do të ndodhë kur, larg qoftë, ti të mos jesh më midis nesh.

    Gjithësesi, në ndodhtë kjo gjë, sepse njerëz jemi, mbaj lidhje me Salianjin sepse ai ka eksperiencën me Babalen

  19. Në vëndim tim në vëndin tënd, një i çmendur një vënd e çmënd’, ishin vargjet e cituara nga Grida Duma, por duke harruar se këto vargje, Agolli i shkroi në parlament gati 28 vite më parë, duke dëgjuar një fjalim të ish-kreut të PD-së, Sali Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *