• |
ide | kryesore

Mbappé luan me letra të hapura: “Kërkova të iki në korrik, kurrë s’kam refuzuar shtatë propozime rinovimi”

-Instant, Sport



Pas një negociate që zgjati një verë të tërë, Real Madridit iu desh të braktiste idenë e nënshkrimit me Kylian Mbapé. Një mega-marrëveshje që mendohej se do të lehtësohej nga zbarkimi i Messit në Paris me Saint-Germain, por nën Kullën Eifel nuk donin të dëgjonin asnjë arsye. Sulmuesi francez tani ka zbuluar për RMC Sport se si i ka përjetuar javët e merkatos verore të transferimeve: “E vërtetë: në korrik kërkova të largohesha, pasi nuk doja të rinovoja kontratën time. Kështu që PSG do të kishte marrë para për kartonin tim, mu duk dicka e respektueshme, edhe për të blerë zëvendësuesin tim të mundshëm “.

Mbapé shtoi: “Doja që të gjithë të dilnin mirë në këtë mënyrë e kur klubi më tha, më vonë, se nuk donin që unë të largohesha, i thashë: ‘do të qëndroj’. Nuk është e vërtetë që kam refuzuar shtatë propozime për rinovim, kam qenë gjithmonë i lumtur këtu dhe jam i lumtur edhe tani”. Francezi është në skadencë kontrate në 2022 e Real Madrid për të kishte ofruar 180 milionë euro duke gjetur refuzimin e fortë të Al-Khelaifi, presidentit të klubit parisien.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *