• |
ide | kryesore

Neymar në pankinë, tifozët nuk e duan brazilianin: sulmi i PSG asnjë goditje në portë kundër Rennes

-Instant, Sport



Humbja e parë sezonale e Paris Saint-Germain ka bërë zhurmë, në Francë, por edhe në pjesën tjetër të botës. Dicka normal, duke patur parasysh se mund të fusësh në fushë sulmues si Neymar, Mbappé dhe Messi nga fillimi pa qenë në gjendje të bësh asnjë goditje në portë kundër Rennes, një skuadër e mesit të tabelës në Ligue 1. Në Paris, ka kritika për të gjithë lojtarët, por veçanërisht për brazilianin, jashtë formës dhe larg “zotërisë 222 milion euro” i cili në 2017 dhe 2018 kishte inauguruar sezonin e yjeve në PSG.

Neymar ka arritur të gjejë rrugën e golit në vetëm dy nga 41 goditjet e tij të fundit në portë dhe Le Parisien nuk përdori fjalë të buta për të përshkruar gjendjen e tij të formës: “fillimi më i keq i sezonit të tij me PSG, nuk ka saktësi, teknikisht i padobishëm, hija e vetvetes”. Një gjykim që duket se ndahet nga një pjesë e madhe e mbështetësve parizienë, të paktën duke parë rezultatet e një sondazhi nga l’Equipe: gazeta franceze pyeti nëse O ‘Ney e meriton fanellën titullare në këtë moment dhe 66% të votuesit u përgjigjën jo, kundër 29% po dhe pjesës tjetër të pavendosur.

Momenti i keq i brazilianit vjen pas humbjes së parë të skuadrës në këtë sezon, por gjithashtu edhe afërsisht një javë pas frazës së Mbappé që për Neymar tha: “Ai rrugaç nuk më pason kurrë”. Edhe pse, vetëm pak ditë më vonë erdhi postimi i fotografisë së bashku, por me Messin në mes, për të lehtësuar tensionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *