• |
ide | kryesore

Princesha Beatrice zbulon emrin e vajzës me këtë foto (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Princesha Beatrice vendosi që të nderonte gjyshen, mbretëreshën Elizabeth II. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapelli Mozzi, zgjodhën një emër të veçantë për vogëlushen e tyre.

“Lartësia e saj mbretërore Princesha Beatrice dhe zoti Edoardo Mapelli Mozzi e kanë quajtur vajzën e tyre Sienna Elizabeth Mapelli Mozzi,” njoftoi Buckingham Palace në një deklaratë në Instagram së bashku me një fotografi të gjurmëve të këmbëve të foshnjës.

Sienna është një emër me prejardhje italiane dhe me siguri lidhet me origjinën italiane të bashkëshortit të princeshës. “Jemi të gjithë mirë dhe Wolfie është vëllai i madh më i mirë për Sienna-n,” janë shprehur ata.

Wolfie është djali i Edoardo-s nga marrëdhënia ish-partneren Dara Huang.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *