• |
ide | kryesore

Qëlloi me armë zjarri drejt banesës së 29-vjeçarit, arrestohet autori në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi një ditë më parë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës, pa shkaktuar dëmtime.

Gjithashtu, gjatë një aksioni të fundit, Policia e Durrësit ka arrestuar edhe tre persona të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasin egjiptian H. M., 55 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme, shtetasin egjiptian M. M., 22 vjeç.

Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës, në përfundim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, ku shtetasi S. M., 44 vjeç, qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës, pa shkaktuar dëmtime, kanë arrestuar në flagrancë 44-vjecarin S. M., për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
….
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

 

R. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

B. K., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. C., 46 vjeç, banues në Krujë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. C., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



1 Comment

  1. hiqni dorë nga “drejt” se latë nam

    qëlloj me armë dikë apo dicka
    qëlloj me grusht drejt një personi ??????
    qëlloj me grusht një person

    gazetarët janë turpi i kombit

    unë shkoj në shtëpi nuk shkoj drejt shtëpisë
    mbani shqipen natyrale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *