• |
ide | kryesore

Rrëzohen gjigandët/ Probleme në të gjithë botën për Facebook, Instagram dhe Whatsapp

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Aplikacioni Facebook dhe dy platformat në pronësi të së njëjtës kompani, Instagram dhe Whatsapp kanë rënë në pjesën më të madhe të botës. Kompania njoftoi se ishte “në dijeni të probleme që disa përdorues kishin pasur për të aksesuar aplikacionin Facebook” dhe se po punonte për t’u rikthyer në normalitet.

Kompania nuk njoftoi se çfarë mund të jetë shkaku i bllokimit, që filloi rreth orës 17:00. është normale për shumë faqe dhe aplikacione që të bien, por që kjo të ndodhë në shkallë globale, është diçka e rrallë. Përdorues të ndryshëm thanë se nuk mund të hynin në Facebook nga Kalifornia, Nju Jork dhe nga Europa.

Kompania e Facebook po kalon një krizë të madhe, pasi një burim i Wall Street Journal raportoi një dëshmi të fortë nga brenda institucionit, e cila nxorri në pah se drejtuesit e kompanisë kanë qenë në dijeni të efekteve negative të produkteve të saj.

Lexo edhe: Njoftimi nga Whatsapp/ Si do të rikthehet aplikacioni në normalitet

Frances Haugen u identifikua më pas në emisionin “60 Minuta”, në një intervistë të Dielën, si gruaja që në mënyrë anonime kishte dëshmuar pranë autoriteteve se vetë raportet e kompanisë tregonin se si përshkallëzohej gjuha e urrejtjes dhe keqinformimi në rrjetin social, duke çuar në ndasi të përdoruesve të saj, ose se si Instagrami në mënyrë të veçantë, mund të kishte pasoja të dëmshme në shëndetin mendor të vajzave adoleshente.

Shkrimet e Wall Street Journal, u quajtën “Dosja Facebook” dhe zbuluan panoramën e një kompanie të fokusuar në rritjen dhe interesin e saj, synime që prevalonin interesin publik. Facebook tentoi ta rrëzojë raportin që doli në media. Nik Kleg, zv.presidenti i kompanisë dhe përfaqësues i saj në marrëdhëniet me publikun, përgatiti një memo për punonjësit e kompanisë, ku shkruante se “media sociale ka pasur një impakt të madh në shoqëri vitet e fundit dhe Facebook është shpesh vendi ku zhvillohet ky debat”./Reuters, përktheu Lapsi.al



5 Comments

  1. Marku s’do te kete paguar dritat prandaj Ramuti ka urdheruar Ardian Celen e oshe ti bllokoje rrjetet sociale.

  2. Fatmir Mediun si njeriu që akuzohet se bëri letrat për biznesin në Gërdec, por edhe për të hetuar rreth protagonistëve të tjerë, të cilët u shmangën nga hetimet në 2009.

    Bëhet fjalë për Sali Berishën me të birin Shkëlzen Berishën. Ndjekja e të gjitha fijeve të provave, të cilat u injoruan nga prokuroria në 2009, të çojnë drejt Sali dhe Shkëlzen Berishës

    1. A ti je nje loqe..po te kishte pas prova do e kishin varros salen me kohe po si thote ai qe tjep sufllaqen ty “ska bir kurve qe ti gjeje”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *