• |
ide | kryesore

SHBA-ja dhe Franca do të zhvillojnë bisedime për uljen e tensioneve

-Instant, Lajme, Planet



Shtetet e Bashkuara dhe Franca do të zhvillojnë bisedime më 5 tetor në përpjekje për të ulur tensionet diplomatike.Marrëdhëniet diplomatike midis dyja vendeve u përkeqësuan muajin e kaluar pasi Australia anuloi një marrëveshje të mëparshme për blerjen e nëndetëseve franceze në shumë prej miliarda dollarësh, raporton REL.

Anulimi u bë pasi Australia nënshkroi marrëveshje në fushën e mbrojtjes me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, sipas së cilës ky vend do furnizohej me nëndetëse përmes teknologjisë amerikane dhe britanike. Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian do të zhvillojë bisedime me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në Paris.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *