• |
ide | kryesore

Të martën nis lotaria e vizave amerikane

-Instant, Lajme, Të fundit



Departamenti Amerikan i Shtetit ka zyrtarizuar hapjen e aplikimeve për lotarinë amerikane duke nisur nga kjo e martë. Afati i aplikimit është deri në datën 9 Nëntor.  Çdo vit, rreth 50,000 mijë persona nga vende të ndryshme të botës fitojnë kartën jeshile përmes kësaj lotarie. Shqipëria renditet vitet e fundit në vendin e katërt në botë për numrin e fituesve për t’u transferuar drejt SHBA-ve.

Aplikantët duhet që të ruajnë numrin e konfirmimit, pasi do t’iu duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit, pasi të dalin përgjigjet. Qytetarët duhet të kenë kujdes, që të mos aplikojnë më tepër së një herë gjatë afatit, në të kundërt do të skualifikohen. Një rëndësi të veçantë në këto aplikime ka cilësia e fotografisë në të cilën nuk duhet të përdorin syze dhe as objekte të tjera si kufje apo kapele. Pas përzgjedhjes në mënyrë rastësore, të aplikimeve të kualifikuara, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Fitimi i kësaj lotarie jep mundësinë për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara.

Shumica e të interesuarve i bëjnë vetë aplikimet e tyre në faqen falas të siguruar falas nga qeveria e SHBA. Mbi 65% e të gjithë aplikantëve janë të skualifikuar në vite nga për shkak të gabimeve në aplikimin e tyre.



3 Comments

  1. Kete bingon amerikan edhe ata ambasadoret evropiane qe vejn tellallin dite e nate per skllever me te lire ketu shteti duhet ti quaje haptazi nderhyrje armiqesore ne punet e brendshme dhe ti ndaloje me ligj po ashtu sic ndaloi bastoret
    Po urgjent se ka kohe qe eshte vone
    Pervecse e turpshme dmth

  2. Keta marrin -leket-e aplikimeve,dhe ne fund -leshte e Curit-i aprovojne .Keta jene me keq se ata ta -Basteve-se apo lojrave te fatit,se atje po deshe vete ,po jo nuk vete .Kurse ketu hyn nga e keqja ,ketu ti marrin leket dhe nuk te bejne pune,te mashtrojne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *