• |
ide | kryesore

Tetë kilogramë lëndë narkotike në shtëpi, arrestohet 36-vjeçari në Malësi të Madhe

-Instant, Arkiva, Lajme



Sekuestrohen 8 kilogramë kanabis sativa në Malësi të Madhe.

Lënda narkotike u gjet në banesën e shtetasit D. J., 36 vjeç, banues ne fshatin Duke, i cili është arrestuar nga policia.

“Në afërsi të banesës së këtij shtetasi u konstatuan të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 8 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva” njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *