• |
ide | kryesore

Tronditet sërish Elbasani/ 2 të vrarë në një atentat mafioz, viktimat me precedentë penalë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, në hyrje të qytetit. Burime policore në vendin e ngjarjes thanë se viktimat janë Ardian Çollaku 50 vjeç dhe Lulzim Bitri 43 vjeç.

I pari mbeti i vrarë në vend, teksa tjetri humbi jetën nga plagët në spital. Të dy personat kanë qenë duke ecur në këmbë ndërsa ndaj tyre është hapur zjarr me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje.

Automjeti i autorëve u gjet i djegur disa minuta më pas në fshatin Balldre. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë që kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së karburantit. Policia ka ngritur postblloqe në hyrje dhe në dalje të qytetit ndërsa në Elbasan kanë mbërritur edhe forcat RENEA.

Cilët janë viktimat

Ardian Çollaku, i njohur edhe me mbiemrin Subashi është person me precedent penalë në të kaluarën. Në vitin 2015 ai është arrestuar në Shqipëri pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar me mbi 23 vjet burg për “Shfrytëzim të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”. Është ende e paqartë nëse Çollaku u ekstradua apo jo drejt Italisë.

Edhe 43-vjeçari Lulzim Bitri ishte një person me precedent të mëparshëm penalë. Ai është akuzuar për vrasjen e një personi në Tetovë të Maqedonisë së veriut në 2018. Vrasja ndodhi pas përplasjes mes dy grupeve kriminale. ©LAPSI.al

Lulzim
Lulzim Bitri



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *