• |
ide | kryesore

Ulja e avionit misterioz në Kelmend, “zhduken” piloti dhe pasagjeri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja zbulohen nga ulja e detyrueshme e avionit të vogël në zonën e Kelmendit, në Malësinë e Madhe.

Brenda avionit kanë qenë dy persona, piloti dhe një pasagjer, të cilët kanë arritur të shpëtojnë, njoftoi news 24. Pas uljes së detyruar, piloti ka tentuar të fluturojë sërish, por nuk ja kanë dalë. Të dy personat kanë qëndruar aty, teksa disa banorë të zonës kanë tentuar të afrohen, por që ata nuk i kanë lejuar.

Më pas, aty ka mbërritur një mjet tip “Fuoristradë”, që i ka marrë dy personat dhe janë larguar, ndërsa nuk dihet ende nëse ata janë turistë, apo ngjarja lidhet me veprimtari të jashtëligjshme. Gjithashtu, nuk dihet ende se ku ndodhen dy personat që ndodheshin në avion. Nga ana tjetër, policia nuk ka mbërritur ende në vendngjarje, për shkak të largësisë dhe rrugës së vështirë.



10 Comments

    1. turist ?? Dhe nuk kane pranuar ndihme ? Fouristrade ??? hahahahh kokaine me siguri ka pas jo veprimtari te jashtligjshme

  1. Jo mor burr c’fare thu???!!! Ku ka hashash atje,ata kishin “bime medicinale”,kushedi sa jete njerzore do shpetonin.

  2. Nje fuoristrade mberriti menjehre dhe arriti ti merrte, ndersa poliqia nuk ka arritur akoma per shkak te largesise dhe rruges se veshtire….. . Me bicikleta do shkonte poliqia ??? Po fuoristrada a ishte afer apo larg ???? po merrni o polici leshi te dhenat e operatoreve celulare ne zone kush ka komunikuar ne ate interval kohe dhe gjehet menjehere kush ka qene, nuk ka nevoje per shume shkence a ju qivja udhen

    1. hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahahaaaaaaahhahahaaaaa
      Me siguri te plote qe mimi qeka komandante e radareve

  3. hahahah

    ikën në drejrim të paditur

    aty një rrugë ka. nga hyn del.

    policia ka qenë me mushka

    o lyl basha o pengu ramës o legen pse rri kot
    personazhet e përrallave do bëhen realë në albanjën e ramës. shreku kësulkuqja hirushja dhe liza në botën e çudirave luli si pupac

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *