• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja pse Jennifer Aniston refuzoi të luajë në filmin “Serendipity”

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është zbuluar se aktorja e njohur, Jennifer Aniston ka refuzuar të luajë në filmin “Serendipity”.

Regjisori i filmit, Peter Chelsom tregoi për ‘Insider’ se Jennifer nuk mund të merrte pjesë pasi në atë kohë luante në serialin ‘Friends’.“Mbaj mend kur ajo hyri dhe tha se bënte një komedi romantike një herë në javë, kur ajo luante për serialin “Friends” në atë kohë, kështu që i kishte gjërat e qarta dhe e kishte marrë vendimin e saj që të mos luante rolin e Sarës. Jennifer kishte ardhur të takohej me mua në mirëbesim pa një ofertë, por ne patjetër do t’i kishim bërë një ofertë shumë të mirë nëse ajo donte të pranonte të ishtë pjesë e filmit “Serendipity”, u shpreh Chelsom.“Serendipity” është një film komedi romantik amerikan i vitit 2001, ku luajnë dy aktorët e njohur Kate Beckinsale dhe John Cusac.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *