• |
ide | kryesore

Zgjedhjet lokale në Itali/ E majta merr bashkitë e mëdha, e djathta vuan përçarjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qendra e majtë buzëqesh përsëri në Itali ndërsa qendra e djathtë paguan përçarjen dhe kandidatët e gabuar. Zgjedhjet komunale në Itali u japin qyteteve të mëdha një fitues të sigurt.

Në Milano, kandidati i qendrës së majtë, kryebashkiaku aktual Giuseppe Sala është rizgjedhur që në raundin e parë me një diferencë gati 20% të rivalit të qendrës së djathtë Luca Bernardo.

Në Torino, kandidati i qendrës së majtë Stefano Lo Russo është sërish në avantazh përballë rivalit të qendrës së djathtë Paolo Damilano. Me shumë mundësi do të shkohet në balotazh.

Në Bolonja gjithashtu, kandidati i qendrës së majtë Matteo Lepore u zgjodh që në raundin e parë.
Edhe në Napoli pritet të zgjidhet që në raundin e parë kandidati i qendrës së majtë (PD + M5) Gaetano Manfredi.

Në Romë ka një garë “kokë më kokë” midis kandidatit të qendrës së djathtë Enrico Michetti dhe kandidatit të qendrës së majtë Roberto Gualtieri. Vetëm në vendin e tretë kryebashkiakja aktuale e lëvizjes “5 yjet”, Virginia Raggi.

Një rezultat administrativ që do t’i shtyjë të gjitha palët të bëjnë llogari dhe konsiderata në nivel kombëtar. Duke u nisur nga rënia e pjesëmarrjes në 54.69% bëhet fjalë për një rekord negativ. Në praktikë, një në dy votues nuk shkoi në votime. Pjesëmarrja më e ulët se asnjëherë ishte në Milano dhe Torino.

Qendra e djathtë duket se paguan në këtë mënyrë përçarjen mes Lëvizjes 5 yjet dhe Lega. Lideri i kësaj të fundit, Matteo Salvini tha se shumica e votuesve të tyre nuk votuan.

“Është autokritikë për mua dhe të gjithë. Ne duhet të jemi më konkrete për jetën reale. Ne nuk mund të humbim kohë në çështje private”- tha Salvini. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *