• |
ide | kryesore

5 zakonet që Nicole Kidman nuk harron të bëjë kurrë para gjumit

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Nicole Kidman ka zbuluar së fundmi për fansat sekretet e saj të bukurisë.

Në një video për Harper’s Bazaar, aktorja ndau  rutinën e saj të mbrëmjes për kujdesin e lëkurës. Sipas saj, hapi i parë dhe më themelor i çdo rutine bukurie është pastrimi. Siç shfaqet në video, ajo heq grimin duke përdorur pastruesin e preferuar të fytyrës ndërsa masazhon të gjithë fytyrën, dhe në fund, pasi lan fytyrën, përdor një leckë të thatë.

Vaj për fytyrën kundër rrudhave dhe vijave të holla

Aktorja pastaj aplikon një vaj në fytyrën e saj që ndihmon në zvogëlimin e skuqjes dhe inflamacionit.

Vaj flokësh

Për t’i mbajtur kaçurrelat e saj të hidratuara dhe të shëndetshme, Nicole aplikon vajin e saj të preferuar të flokëve, më konkretisht, Philip B Rejuvenating Oil (një trajtim intensiv i flokëve dhe kokës që hidraton flokët e thatë). Më pasi mbledh të gjitha flokët në pjesën e pasme të kokës, duke bërë një gërshet të madh.

Parfumi i saj

Para se të flejë, ajo hedh pak nga parfumi i saj .

 Kremi i këmbëve

“Ndonjëherë unë aplikoj një krem ​​për thembrat sepse këmbët janë vërtet shumë të thata në këtë pikë.” Në këtë mënyrë hidraton thembrat ndërsa në të njëjtën kohë, përmirëson strukturën e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *