• |
ide | kryesore

Aksidenti i rëndë në Milot, ndërron jetë një nga të plagosurit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes një prej 4 personave të plagosur gjatë aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Rrëshen. I ndjeri është 52-vjeçari me inicialet A.S., i cili ishte drejtues i mjetit tip “Ford”, që u përplas me një makinë “Renault”.

“Në vijim të informacionit paraprak, ju informojmë se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, të plagosura në Spitalin e Traumës në Tiranë ndodhen edhe tre gra, që ndodheshin në automjetin “Renault”. Siç mund të shihet nga këto foto dy makinat janë bërë copë duke u shkatërruar tërësisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *