• |
ide | kryesore

Ata ishin 3/ Zbulohet personi që u shpëtoi plumbave në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vrasja e Ardjan Çollakut dhe Lulzim Bitrit në Elbasan, është filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë dhe pikërisht këto prova janë faktet më të rëndësishme që qëndrojnë për momentin në dorën e hetuesve.

Grupi i hetimit që drejtohet nga prokurori Ervin Beqiri, ka sekuestruar dhe dy armët automatike të djegura në makinën tip “Volvo”, të cilën autorët e kanë përdorur për kryerjen e kësaj vrasje.

Nga çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë, autorët kanë qenë 3 persona.

3 persona kanë qenë dhe nga pala e dëmtuar si Ardjan Çollaku, Lulzim Bitri dhe një person tjetër që fatmirësisht u ka shpëtuar plumbave.

“Ora News” raporton se pikërisht ky person i tretë quhet, Florenc Çekrezi, i cili ka qenë së bashku me dy viktimat kur dy personat e armatosur dhe të veshur me të zeza, kanë zbritur nga makina “Volvo” dhe kanë hapur zjarr.

Çekrezi, është larguar me vrap ndërsa dy miqtë e tij, Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri, mbetën të vrarë. Sipas burimeve, nga pamjet filmike autorët dukshëm janë shumë të qetë në kryerjen e krimit dhe po aq të qetë janë në momentin e largimin nga skena e ngjarje.

Ata kanë qenë tre, një në timon të makinës “Volvo” dhe dy kanë zbritur duke qëlluar. Armët e zjarrit dhe makina e krimit janë gjendur të djegura plotësisht në fshatin Balldren.

Hetimi i policisë dhe prokurorisë së Elbasanit është përqendruar plotësisht në pamjet filmike dhe tek dëshmia e dëshmitarit kryesor të kësaj ngjarje, i mbijetuari Florenc Çekrezi. Ky i fundit ka dhënë detaje mbi atë çfarë ka ndodhur. Sipas tij, të tre personat kanë qenë në ambjentet e një lokali aty pranë.

Sapo kanë dalë nga lokali, kanë qëndruar rreth 20 minuta buzë rrugës, duke biseduar me njëri-tjetrin, kur papritur përballë tyre janë shfaqur dy persona me veshje të zezë, duke hapur zjarr menjëherë.

Viktima Ardjan Çollaku rezultonte i dënuar me 23 vite burgim në Itali për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Përfshirjes në grup të strukturuar kriminal” e “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”. /Ora



1 Comment

  1. 23 vjet i denuar nga italianet dhe shetit rrugeve te shqiperis?A ka interpol apo vk jungle hesapi? Ky duhet te ishte ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *