• |
ide | kryesore

Çmenduria/ Në 1 ditë Zuckerberg humbi 7 miliardë dollarë, sa gjysma e ekonomisë vjetore të Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Plot 7 miliardë dollarë më pak ka sot multimiliarderi 37-vjeçar Mark Zuckerberg, pronari i Facebook, Instagram dhe WhatsApp, si pasojë e rënies për shtatë orë ditën e djeshme të këtyre platformave.

Titani i teknologjisë vlen sërish 121.6 miliardë dollarë, pra vazhdon të qëndrojë në top 5-shen e njerëzve më të pasur të planetit. Por, ndërsa këto shifra ngjajnë thjeshtë si numra, nëse i vendosim në kontekst, kuptojmë se kemi të bëjmë me një humbje kolosale, por edhe pasuri përrallore të bosit të Facebook.

Sipas Bankës Botërore, Produkti i Brendshëm Bruto i Shqipërisë, GDP thënë rëndom nga anglishtja, ishte 14.8 miliardë dollarë. Sipas leximit të të dhënave që bëri Lapsi.al, çka Mark Zuckerberg humbi në një ditë nga pasuria e tij, 7 miliardë dollarë, është pothuajse sa gjysma e 14.8 miliardë dollarëve, një vlerë që shtetit tonë në tërësi i duhet gjysëm viti ta krijojë.

Në rrjetet sociale të Zuckerberg figurojnë përdorues plot 3.51 miliardë persona, ndërsa popullsia e planetit është zyrtarisht 7.8 miliardë, Pra, plot 44.5% e njerëzve në glob përdorin një nga kompanitë e amerikanit 37-vjeçar.

Faqja e udhëhequr nga Mark Zuckerberg si dhe platformat Instagram dhe WhatsApp në pronësi të Facebook, dolën nga përdorimi për shtatë orë ditën e djeshme. për arsye të panjohura. Edhe pse kjo nuk është hera e parë që universi i zgjeruar i Facebook ka pasur ndërprerje, këtë radhë duket se bosi i rrjeteve sociale është në një situatë krejt tjetër.

Një ish-zyrtare e Facebook tashmë e dalë hapur kundër mënyrës si Zuckerberg po e drejton kompaninë gjigante, ka treguar publikisht se dezinformatat dhe nxitja e urrejtjes janë përforcuar nga platforma.

Frances Haugen, e cila do të dëshmojë para Kongresit Amerikan këtë javë, tha se “versioni i Facebook” që përdoret sot “po copëton shoqëritë tona dhe po shkakton dhunë etnike” në një shkallë globale.

“Gjëja që pashë në Facebook vazhdimisht ishte se kishte konflikte interesi midis asaj që ishte e mirë për publikun dhe asaj që ishte e mirë për Facebook, dhe Facebook gjithnjë zgjodhi të optimizonte për interesat e tij, si të fitonte më shumë para,” u shpreh Frances Haugen në një intervistë për mediat amerikane.

Sikurse e thamë më lart, Mark Zuckerberg vazhdon të jetë në top 5-shen e njerëzve më të pasur të planetit. Pasurisë së tij tashmë 121.6 miliardë dollarëshe ia kalojnë vetëm Bill Gates i Microsoft (124 miliardë dollarë), Bernard Arnault i brandeve të modës si Louis Vuitton (153), Jeff Bezos i Amazon (186) dhe Elon Musk i Teslas dhe SpaceX (211). ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Njerezit nuk duhet ta ushqejne me perbindeshin. Te shkojne me tendencen per te perdorur platformat e reja me modeste. Asgje e mire nuk vjen nga monopoli. Me keq akoma, nje gjigand i tille qe mbledh kaq shume te dhena ne menyre te centalizuar dhe me burime te pakufishme per t’i perpunuar dhe shfrytezuar do ta afroje shume revolucionin e inteligjences artificiale qe nuk i intereson shumices derrmuese te perdoruesve te rrjetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *