• |
ide | kryesore

FOTO/ Kapen 300 kg marijuanë në Mal të Zi që hyri nga Shqipëria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të paktën 300 kilogramë marijuanë u sekuestruan në doganës së Podgoricës. Gazeta “Vijesti” shkruan se droga u zbulua nga anëtarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave.

Droga ishte fshehur në një kamion cisternë, i cili mësohet se kishte hyrë në Mal të Zi nga dogana e Hanit të Hotit. Droga do të transportohej në Bosnje Hercegovinë.

“Pasdite, një cisternë erdhi nga Shqipëria dhe kolegët e dërguan në terminalin doganor në Podgoricë, për një kontroll më të detajuar. Përmes një skaneri, ne përcaktuam se në rezervuar kishte një bunker të veçantë.

Sipas gjetjeve të para, aty ka rreth 300 kilogramë marihuanë. Personi që drejtonte cisternën dhe mallrat i janë dorëzuar policisë për veprime të mëtejshme”, – tha menaxheri i Shtëpisë Doganore të Podgoricës. ©LAPSI.al

foto galeri foto galeri

foto galeri



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *