• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Kodin Zgjedhor, shfuqizon pragun 1% për kandidatët e pavarur

-Instant, Lajme, Të fundit
Gjykata



Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar për herë të dytë Kodin Zgjedhor. Këtë herë Kushtetuesja ka shfuqizuar pjesërisht pikën 1 të nënti 162 të Kodit Zgjedhor, që parashikon se subjektet zgjedhore duhet të marrin 1% të votave në rang kombëtar në mënyrë që vota e tyre në qarkun ku kandidon, të llogaritet në shpërndarjen e mandateve. Kërkesa për shfuqizimin e këtij neni ishte bërë nga kandidati i pavarur për deputet, Elton Debreshi.

Sipas Kushtetueses, fjalia e dytë e nenit 162 të Kodit Zgjedhor e papajtueshme. Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja rrëzon Kodin Zgjedhor. Më herët, Gjykata Kushtetuese ka shpallur si antikushtetues herësin brenda listës së kandidatëve për deputet që shërbeu në 25 prill në shpërndarjen e mandateve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *